Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Kampionati i 21-të Botëror i IARU “High Speed Telegraphy”

Më 15-19 tetor 2025 në Herceg Novi, Mali i Zi u zhvillua Kampionati i 21-të Botëror IARU “High Speed Telegraphy” HSTWC2025, një ndër aktivitetet më të rëndësishëm në kalendarin sportiv të FSHR dhe në krahasim me vitin 2024, Ekipi i Kombëtar i Shqipërisë pati përmirësim me një vend dhe u rendit në vendin e 7-të në Botë.

Në mungesë të fondeve dhe mbështetjes për vitin 2025 për Kampionatin Botëror nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit apo nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përbërja e ekipit kombëtar të Shqipërisë u detyrua të reduktohej me vetëm 4 sportistë radioamatorë. Pjesëmarrja në botëror u bë e mundur kryesisht me financimin e donatorëve, vetë sportistëve si dhe presidentit të FSHR.

Rezultatet individuale të sportistëve të Ekipit Kombëtar të Shqipërisë në Kampionatin e 21-të Botëror IARU High Speed Telegraphy HSTWC2025 sipas disiplinave e grupmoshave ishin si më poshtë:

Klasifikimi në garën/disiplinën TELEGRAFI - MARRJE:
 - FEMRA - PARA TË RINJ: Desara DANI-> vendi i 4-t në botë
 - FEMRA - SENIOR: Zhulieta HOTI-> vendi i 7-të në botë
 - FEMRA - SENIOR: Zhulieta HOTI-> vendi i 7-të në botë
 - MESHKUJ - SENIOR: Kujtim ÇELA-> vendi i 7-të në botë

Klasifikimi në garën/disiplinën TELEGRAFI - TRANSMETIM:
 - FEMRA - PARA TË RINJ: Desara DANI-> vendi i 5-të në botë
 - FEMRA - SENIOR: Zhulieta HOTI-> vendi i 8-të në botë
 - MESHKUJ - PARA TË RINJ: Glauk GJINI-> vendi i 4-t në botë
 - MESHKUJ - SENIOR: Kujtim ÇELA-> vendi i 9-të në botë

Klasifikimi në garën/disiplinën MORSE RUNNER – SIMULIM KONTESTI:
 - FEMRA - PARA TË RINJ: Desara DANI-> vendi i 5-të në botë
 - FEMRA - SENIOR: Zhulieta HOTI-> vendi i 8-të në botë
 - MESHKUJ - PARA TË RINJ: Glauk GJINI-> vendi i 4-t në botë
 - MESHKUJ - SENIOR: Kujtim ÇELA-> vendi i 9-të në botë

Klasifikimi në garën/disiplinën RUFZXP - MARRJE SHENJA THIRRJEJE:
 - FEMRA - PARA TË RINJ: Desara DANI-> vendi i 5-të në botë
 - FEMRA - SENIOR: Zhulieta HOTI-> vendi i 6-të në botë
 - MESHKUJ - PARA TË RINJ: Glauk GJINI-> vendi i 4-t në botë
 - MESHKUJ - SENIOR: Kujtim ÇELA-> vendi i 11-të në botë

KLASIFIKIMI I PËRGJITHSHËM NË
 BOTËROR:
 - FEMRA - PARA TË RINJ: Desara DANI-> vendi i 6-të
 - FEMRA - SENIOR: Zhulieta HOTI-> vendi i 8-të
 - MESHKUJ - PARA TË RINJ: Glauk GJINI-> vendi i 5-të
 - MESHKUJ - SENIOR: Kujtim ÇELA-> vendi i 7-të


fshra.org FOTO Kampionati i 21-të Botëror i IARU “High Speed Telegraphy” në Herceg Novi, Mali i Zi