Kursi Bazë i Radioamatorizmit – “Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator”
Pas përfundimit me sukses të kursit të parë dhe të plotë, të ideuar e zhvilluar sipas ligjeve shqiptare në fuqi dhe në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHR) organizon:
Kursin e dytë Bazë të Radioamatorizmit “Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator”, duke filluar nga data 26 shtator 2026, 1–2 herë në javë, përmes platformës online BigBlueButton në adresën: bbb.radioamator.org/kursi duke synuar përsëri:
- Përgatitjen e plotë të kandidatëve për provimin e “Patentës së Operatorit Radioamator”;
- Trajnimin paralel për “Provimin në Telegrafi”, në përputhje me kërkesat e AKEP dhe standardet ndërkombëtare.
Regjistrimi dhe Aksesimi:
Të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen: https://webstaging.fshra.org/register
Pas përfundimit të regjistrimit, kandidatët do të marrin në adresën e tyre e‑mail ftesën për pjesëmarrje, e cila përmban lidhjen e aksesit në platformën BigBlueButton. Në rast se mesazhi nuk shfaqet brenda pak ditësh, rekomandohet të kontrollohet në Junk/Spam, ose të kryhet kërkim në e‑mail me fjalën kyçe “Kursi”.
Materialet e kursit janë të disponueshme në adresën: https://doku.fshra.org/kursi2026
Pas përfundimit të kursit, AKEP zhvillon provimin për “Patentën e Operatorit Radioamator”. Informacione të hollësishme gjenden në: https://webstaging.fshra.org/provimi_ra_2026