Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Kampionati i 9-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, për shkak të pritjes së përgjigjes së AKEP, për provimin për “Patentën e Operatorit Radioamator” i cili do zhvillohet më 27 dhe 28 tetor 2026, me qëllim koordinimin e aktiviteteve në të njëjtën javë dhe shmangien e mbivendosjes së tyre, Kampionati i 9‑të Kombëtar i Radioamatorizmit në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” do të zhvillohet nga 30 tetor deri më 2 nëntor 2026, në qytetin e Shkodrës, pranë FSHATI I PAQES, Rruga At’ Anton Harapi, Tarabosh.

Në rrëzë të malit Tarabosh, aty ku Shkodra hapet me qetësinë e saj karakteristike dhe ku ajri mbart aromën e traditës dhe natyrës së paprekur, shtrihet Fshati i Paqes — një hapësirë e veçantë, e krijuar për qetësi, harmoni dhe bashkëpunim. I rrethuar nga gjelbërimi, me pamje të hapura drejt liqenit dhe maleve, ky vend është një kombinim i rrallë mes natyrës së butë shkodrane dhe infrastrukturës së ndërtuar me kujdes për aktivitete komunitare, edukative dhe kulturore.

Fshati i Paqes është menduar si një qendër e hapur për njerëzit, idetë dhe iniciativat që sjellin vlerë. Hapësirat e tij të brendshme dhe të jashtme janë të organizuara në mënyrë funksionale, duke ofruar ambiente për punë, trajnim, aktivitete sportive, takime, seminare dhe evente të ndryshme. Qetësia e zonës, larg zhurmës së qytetit, e bën këtë vend ideal për përqendrim, mësim dhe zhvillim.

Me mirësinë dhe mbështetjen e drejtuesve të Fshatit të Paqes, e gjithë struktura është vënë në dispozicion të FSHR‑së për zhvillimin e Kampionatit të 9-të Kombëtar. Kjo mbështetje e çmuar i jep Federatës një bazë të qëndrueshme dhe të denjë për organizimin e veprimtarive të saj, duke krijuar një mjedis ideal për sportin e telegrafisë, edukimin teknik dhe bashkëpunimin mes radioamatorëve, të rinj e të vjetër.

Regjistrimet duhet të kryhen brenda afateve:

·       Sportistët Radioamatorë: të paktën 5 javë përpara (më së voni më 26 shtator 2026), në https://webstaging.fshra.org/kkksh-hst-2026

·       Personat Shoqërues (për sportistët nën 18 vjeç): të paktën 4 javë përpara (më së voni më 3 tetor 2026), në: https://webstaging.fshra.org/kkksh-hst-2026-ooc

·       Vizitorët: të paktën 3 javë përpara (më së voni më 9 tetor 2026), në https://webstaging.fshra.org/kkksh-hst-2026-viz

Në aktivitet janë të ftuar gjithashtu përfaqësues të MTKS - Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, KOKSH - Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe media lokale dhe kombëtare, për mbulimin dhe promovimin e veprimtarisë sportive radioamatore.

Programi i planifikuar (mund të ndryshohet gjatë kampionatit):

Aktiviteti mundësohet nga mbështetja modeste e MTKS – fondi GRANT, si dhe nga përkushtimi i Presidentit të FSHR, z. Florian Gjonej (ZA5G), i cili ka siguruar vazhdimësinë dhe cilësinë e këtij eventi kombëtar sipas standardeve ndërkombëtare të IARU.

Për çdo paqartësi, pyetje, sugjerim, etj, mund të na kontaktoni përmes adresave zyrtare të emailit, numrave të telefonit, si dhe rubrikave “Feedback” ose “Contact Us”.

Kërkesat e mundshme dhe komunikimet duhet të dërgohen të paktën 2 javë përpara zhvillimit të aktivitetit, për t’u marrë në konsideratë në kohë.

fshra.org Kampionati i 9-të Kombëtar dhe Kupa Shqipërisë HST2026 Shkodër