Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Njoftime

11.10.2026 - Në mungesë të iniciativës së drejtuesve të klubeve sportive radioamatore për mbledhjen, dokumentimin dhe publikimin e historikut të klubeve të tyre, si dhe për aktualizimin e faqeve përkatëse të internetit me informacion mbi veprimtarinë sportive ndër vite, aktivitetin aktual dhe projektet e planifikuara për të ardhmen, Presidenti i FSHR-së, z. Florian Gjonej, ka përgatitur dhe publikuar për secilin klub një përmbledhje të shkurtër historike me qëllim ruajtjen e kujtesës historike të sportit të radioamatorizmit në Shqipëri dhe ofrimi i një informacioni bazë për vizitorët e faqeve të internetit të klubeve, deri në momentin kur drejtuesit e vetë klubeve të marrin nismën për të plotësuar, korrigjuar dhe përditësuar përmbajtjen me të dhëna më të detajuara mbi historikun, veprimtarinë dhe arritjet e tyre sportive.

08.10.2026 - Shoqëruesit e sportistëve radioamatorë dhe sportistët vizitorë pjesëmarrës në Kampionatin e 9-të Kombëtar në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” kanë përfunduar pranimin e dokumentacionit për mbrojtjen e fëmijëve me nënshkrimin e tyre (kërkohet edhe nga organizatori), si dhe janë njoftuar për kryerjen paraprake të pagesës së akomodimit me pension të plotë prej 6000Lekë (~67€), pagesë e cila mund të kryhet personalisht, online përmes pago.al (link personal) ose përmes PayPal.

04.10.2026 - Presidenti i FSHR-së, z. Florian Gjonej, njofton kryetarët e klubeve se, në zbatim të parimit të barazisë dhe lojës së ndershme (fair play) e për shkak të fondeve të pamjaftueshme, Federata arrin të mbulojë me shumë vështirësi shpenzimet e sportistëve radioamatorë dhe ato organizative të Kampionatit, ndërsa shpenzimet e shoqëruesve dhe të transportit mbulohen nga vetë familjet. Transporti i sportistëve dhe i shoqëruesve të tyre duhet të organizohet nga vetë klubet sportive. Për shoqëruesit e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga shteti, kundrejt paraqitjes së vërtetimit përkatës, z. Gjonej do të mbulojë personalisht shpenzimet e pjesëmarrjes së tyre.

03.10.2026 - Pas disa kërkesave të përsëritura të Presidentit të FSHR-së, z. Florian Gjonej, drejtuar kryetarëve të klubeve sportive radioamatore, është plotësuar lista e sportistëve radioamatorë dhe e shoqëruesve të fëmijëve pjesëmarrës në Kampionatin e 9-të Kombëtar në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” (e aksesueshme në faqen https://webstaging.fshra.org/lista/ ) së bashku me dokumentacionin e nevojshëm. Z. Gjonej, në bashkëpunim me Kryetarin e Radio-Sport VLLAZNIA z. Andi Kola, ZA5D, vijon tashmë me parapërgatitjet e tjera organizative dhe teknike për zhvillimin e Kampionatit në përputhje me standardet ndërkombëtare.

02.10.2026 - Pas një bisede të Presidentit z. Florian Gjonej me avokatin e Federatës, lidhur me kërkesat e përsëritura për shpërblimin e sportistëve elitarë dhe trajnerëve të tyre për rezultatet e larta të arritura nga sportistët radioamatorë në Kampionatin e 19-të Botëror 2023, të paraqitura pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe në Kampionatet e 6-të, 7-të dhe 8-të Kombëtare, të zhvilluara përkatësisht në vitet 2023, 2024 dhe 2025 Bashkisë Elbasan dhe Bashkisë Krujë, avokati këshilloi përpilimin dhe dërgimin e kërkesave përfundimtare për rishqyrtim. Z. Gjonej përgatiti kërkesat përfundimtare e dokumentacionin përkatës, të cilat vetë avokati i FSHR do ja përcjellë institucioneve në fjalë për rishqyrtimin e zgjidhjen e çështjeve ende të hapura lidhur me shpërblimin e sportistëve dhe trajnerëve për rezultatet e arritura.

27.09.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej i rikujtoi sot të gjithë sportistëve, prindërve dhe dashamirëve të sportit se regjistrimet për Kampionatin e 9‑të Kombëtar në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” (30 tetor – 2 nëntor 2026) janë të hapura vetëm edhe për pak orë. Për të garantuar organizim korrekt të logjistikës, pajisjeve dhe akomodimit, ftohen të gjithë sportistët pjesëmarrës, shoqëruesit e tyre dhe sportistët vizitorë të kryejnë regjistrimin online sa me shpejt. Informacionet e detajuara janë publikuar që nga data 18 shtator 2026 në faqen https://webstaging.fshra.org/aktivitete/al_hst_2026/

25.09.2026 - Avokati i FSHR‑së ka konfirmuar sot se paditë janë depozituar para ca kohësh në gjykatë. Ndërkohë gjykata ka kërkuar rregullimin e disa të metave procedurale, të cilat do të plotësohen gjatë javës së ardhshme. Disa dokumente kërkojnë vulosje dhe disa përkthim në shqip, sipas kërkesave të gjykatës. Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej po koordinon dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për përfundimin e dosjes.

22.09.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ishte i ftuar dhe mori pjesë në ceremoninë zyrtare të 100‑vjetorit të ÖVSV (Österreichischer Versuchssenderverband), organizata kombëtare e radioamatorëve në Austri. Pas aktivitetit u zhvilluan takime me drejtues të ÖVSV, përfaqësues të disa klubeve austriake, të ftuar të tjerë si dhe zyrtarë të lartë të IARU ku ndër të tjera u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional dhe projektet e përbashkëta në fushën e sportit të radioamatorizmit, AMSAT e sidomos në lidhje dhe garat e ardhshme HST dhe ARDF. FSHR mbetet e angazhuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në komunitetin global të radioamatorëve.

21.09.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ka dërguar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) 26 aplikimet e kandidatëve të cilët kanë aplikuar përmes FSHR për provimin për “Patentën e Operatorit Radioamator”. Aplikimet janë dorëzuar sipas kërkesave të AKEP dhe përfshijnë formularët e plotësuar, si dhe dokumentet identifikuese të secilit aplikant. Në komunikimin zyrtar drejtuar AKEP‑it, FSHR ka kërkuar gjithashtu shpalljen e datave të provimit për periudhën 27–28 tetor 2026 (dhe, nëse e nevojshme, edhe 29 tetor 2026) në faqen zyrtare të institucionit. Federata mbetet në komunikim të vazhdueshëm me AKEP për finalizimin e datave, orarit dhe vendit të zhvillimit të provimit, të cilat do të publikohen nga AKEP në kanalet e tyre zyrtare.

18.09.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, njoftoi se Kampionati i 9‑të Kombëtar në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” do të zhvillohet më 30 tetor – 2 nëntor 2026, në Shkodër, pranë Fshati i Paqes – Tarabosh. Programi i plotë, rregullat dhe informacionet organizative janë të publikuara në https://webstaging.fshra.org/aktivitete/al_hst_2026/

Ftohen të gjithë sportistët, prindërit dhe dashamirësit e sportit të marrin pjesë në këtë aktivitet kombëtar të rëndësishëm për komunitetin radioamator.

15.09.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, informoi AKEP‑in për ecurinë e regjistrimeve të kursantëve për provimin e radioamatorizmit. Deri tani, 26 nga 47 kursantë janë regjistruar përmes faqes së Federatës, ndërsa pjesa tjetër mund të jenë regjistruar drejtpërdrejt pranë AKEP‑it.

Z. Gjonej njoftoi gjithashtu se disa kursantë që jetojnë jashtë vendit kanë planifikuar udhëtimin për periudhën 25 tetor – 2 nëntor e për këtë arsye janë fiksuar edhe datat e zhvillimit të Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në "Telegrafi - Shpejtesi e Lartë" për 30 tetor – 2 nëntor 2026.

Ai kërkoi nga AKEP njoftimin zyrtar për datat e provimit dhe vijimin me procedurën e dorëzimit të formularëve të aplikantëve.

14.09.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), ishte i ftuar dhe mori pjesë në mbledhjen e grupit iniciator të IARU, lidhur me procesin e njohjes së Telegrafisë (Morse Code) si Pasuri Kulturore Jomateriale nga UNESCO. Gjatë takimit u diskutua mënyra e koordinimit ndërmjet shoqatave anëtare të IARU‑së dhe hapat që duhen ndërmarrë në nivel kombëtar për të siguruar njohjen e telegrafisë si element i trashëgimisë kulturore jomateriale. Ky proces synon që propozimi të paraqitet zyrtarisht edhe në Konferencën e 27‑të të Përgjithshme të IARU Region 1, e cila do të zhvillohet më 19–23 shtator 2026 në Vjenë, Austri.

Z. Gjonej shprehu gatishmërinë për të kontribuar në këtë nismë dhe për të bashkëpunuar me IARU dhe institucionet përgjegjëse kombëtare, me qëllim që Shqipëria të jetë pjesë e vendeve mbështetëse në këtë proces të rëndësishëm ndërkombëtar.

14.09.2026 - Presidenti i i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i rikujton kursantëve të kursit për “Patentën e Operatorit Radioamator” se procesi i regjistrimit për provimin e AKEP‑it mbetet i hapur deri më 15 shtator 2026. Provimi do të zhvillohet në datat 27 dhe 28 tetor 2026, dhe, në varësi të numrit të aplikimeve, mund të shtohet edhe data 29 tetor 2026. Të gjitha informacionet e detajuara janë të publikuara në: https://webstaging.fshra.org/provimi_ra_2026

Për çdo paqartësi, kursantët dhe prindërit mund të kontaktojnë në çdo kohë.

04.09.2026 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej, përgëzon dhe informon kursantët e kursit për “Patentën e Operatorit Radioamator” se procesi i regjistrimit për provimin e AKEP‑it mbetet i hapur deri më 15 shtator 2026. Provimi do të zhvillohet në datat 27 dhe 28 tetor 2026, dhe, në varësi të numrit të aplikimeve, mund të shtohet edhe data 29 tetor 2026. Të gjitha informacionet e detajuara janë të publikuara në: https://webstaging.fshra.org/provimi_ra_2026

Për çdo paqartësi, kursantët dhe prindërit mund të kontaktojnë në çdo kohë.

02.09.2026 - Në mbledhjen e tretë të shtyrë të Komitetit Ekzekutiv të FSHR, të datës 12 gusht 2026, pas zëvendësimeve të anëtarëve të KE sipas mbledhjes së fundit, u konstatua mungesa pa arsye e z. Afrim Boja, z. Jorgaq Gjoni dhe z. Robert Koja. Ndërkohë, z. Fatmir Elezi dhe z. Edmond Budo morën pjesë së bashku vetëm përmes një lidhjeje të tërthortë në WhatsApp.

Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ritheksoi domosdoshmërinë e zgjedhjes së një Sekretari të Përgjithshëm aktiv sepse z. Edmond Budo nuk ka zbardhur protokollet e dy mbledhjeve të vetme në të cilat ka qenë prezent gjatë pothuajse 4 viteve dhe nuk ka zbatuar detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR . Gjatë lidhjes online, z. Edmond Budo deklaroi se “i bëhet nder nëse zëvendësohet”, por kërkoi të mbyllë vitin financiar; ndërsa z. Fatmir Elezi kundërshtoi kandidaturën e z. Andi Kola, duke pretenduar se “FSHR nuk ka nevojë të shkojë në Shkodër” dhe pastaj të dy e shkëputën qëllimisht menjëherë lidhjen e tyre.

Presidenti ritheksoi se distanca Shkodër–Tiranë e çdo qytet tjetër i Shqipërisë nuk përbën asnjë problem për kandidatin e vetëm, z. Andi Kola, dhe se ai është radioamator me eksperiencë që nga viti 1993, i licencuar si ZA5D që nga viti 1999, shumë aktiv, njeri i sinqertë dhe me mundësi të plotë lëvizjeje për funksionet sipas Statutit.

Për shkak të paqartësive, mungesës së njohurive dhe paaftësisë së anëtarëve të pranishëm për të marrë vendime të qarta, Presidenti i FSHR‑së detyrohet të nisë procedurën e shkarkimit të Sekretarit të Përgjithshëm aktual përmes rrugëve gjyqësore, për shkelje të rënda në lidhje me asetet dhe moskryerje të detyrave sipas Statutit.

Presidenti njoftoi të pranishmit gjithashtu se kursantët e përgatitjes për RA duhet të regjistrohen për provimin e AKEP‑it brenda datës 15 shtator; kurset e reja mund të nisin nga 26 shtatori; ofertat për organizimin e Kampionatit të 9‑të Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë (30 tetor – 2 nëntor 2026) janë në shqyrtim. Për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror pritet konfirmimi i sponsorit të mundshëm për mbulimin e shpenzimeve për 3 sportistë (deri maksimumi 2700 €). Z. Drini Dervishi u largua i irrituar nga mbledhja për mungesë mbështetjeje ndaj pretendimeve të tij.

26.08.2026 - Në mbledhjen e dytë të shtyrë të Komitetit Ekzekutiv të FSHR, të datës 12 gusht 2026, u konstatua mungesa pa arsye e z. Fatmir Elezi, z. Afrim Boja dhe znj. Zenepe Dedja, si gjithmonë e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, ndërsa znj. Miranda Mehmeti dhe z. Klevis Llapushi kanë njoftuar që më herët tërheqjen nga funksioni i anëtarit të KE për shkak të angazhimeve të tjera.

Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, propozoi zëvendësimin e anëtarëve që nuk marrin pjesë në mbledhje. Të pranishmit në mbedhje, z. Andi Kola, z. Damian Zanaj, z. Elvira Shërali, z. Jorgo Gjoni, z. Kujtim Çeka, z. Salih Bushati dhe znj. Zhulieta Hot mbështetën këtë opsion, me kushtin që nëse edhe anëtarët e rinj mungojnë, ata do të përjashtohen dhe KE do të reduktohet në 1 përfaqësues për çdo klub sportiv.

U propozuan zëvendësimet si më poshtë:

  • - në vend të z. Klevis Llapushi → z. Drini Dervishi

  • - për z. Afrim Boja → z. Kujtim Çela do të kërkojë informacion atij ose do propozojë zëvendësim

  • - në vend të znj. Miranda Mehmeti → z. Robert Koja

  • - në vend të z. Fatmir Elezi → z. Altin Hoxha (z. Damian Zanaj do kërkojë informacion dhe anëtarësim)

Për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, kandidatura e vetme është z. Andi Kola, i cili plotëson kriteret dhe vendbanimi në Shkodër nuk përbën pengesë për detyrën. U kërkua që mbledhja të përsëritet me prezencën e Sekretarit aktual, z. Edmond Budo; në mungesë të tij, z. Andi Kola do të konfirmohet në detyrë.

Presidenti informoi gjithashtu se:

  • - një sponsor ka premtuar mbështetjen për 3 sportistë (me maksimumi 2700 €) për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, pas miratimit të bordit drejtues të kompanisë

  • - një sponsor tjetër ka shprehur dëshirën të dhurojë 10 tasto telegrafike paddle dhe keyer për FSHR

  • - znj. Zhulieta Hoti njoftoi se sponsori që kishte premtuar mbështetjen për 5 sportistë të Radio‑Sport Burreli për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror është tërhequr.

24.08.2026 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej, ka kontaktuar z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, duke e informuar mbi moszbatimin e ligjit për shpërblimin e sportistëve radioamatorë elitarë dhe trajnerëve të tyre, të cilët kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Kombëtar dhe kanë përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatet Botërore të “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” (IARU HST). Në vijim të komunikimit dhe vëmendjes së z. Kryeministër, është përgatitur dosja informuese zyrtare me dokumentet dhe provat përkatëse.

21.08.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ka kërkuar sërish informacion nga Avokati i FSHR‑së mbi ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura. Avokati ka informuar se ndodhet jashtë Shqipërisë dhe do të japë informacion të plotë pas kthimit.

19.08.2026 - Meqë edhe në shtyrjen e parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së, të datës 12 gusht 2026, si gjithmonë mungonte Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo dhe nuk u arrit pjesëmarrja e 50% të anëtarëve, mbledhja shtyhet për herë të dytë dhe do të zhvillohet ditën e mërkurë, 26 gusht 2026, ora 19:00–20:00.

Në këtë mbledhje, në përputhje me Statutin e FSHR‑së, nuk kërkohet shumica për marrjen e vendimeve sipas rendit të ditës, i cili përfshin:

  • - Përjashtimin nga KE të anëtarëve që nuk marrin pjesë në mbledhje dhe pengojnë vendimmarrjen.

  • - Zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm.

  • - Vendimin parimor për kombinimin në të njëjtën javë të Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën Telegrafi – Shpejtësi e Lartë, me shpalljen e datave që AKEP do të përcaktojë për zhvillimin e provimit për Patentën e Operatorit Radioamator për pjesëmarrësit e Kursit të Radioamatorizmit.

12.08.2026 - Meqë në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së ishin të pranishëm më pak se gjysma e anëtarëve, dhe si gjithmonë mungonte Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, në përputhje me nenin 20 të Statutit të FSHR, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej vendosi që mbledhja nuk mund të zhvillohej dhe shtyhet për ditën e mërkurë, 19 gusht 2026. Të gjithë anëtarët ftohen të marrin pjesë, në mënyrë që të sigurohet kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje.

12.08.2026 - Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, i kërkoi përsëri informacion Avokatit të FSHR në lidhje me ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura. Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së.

10.08.2026 - Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, i është drejtuar në mënyrë të përsëritur sërish Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), duke kërkuar informacion mbi caktimin e datës së provimit për “patentën e operatorit radioamator”.

03.08.2026 - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit, përmes Presidentit z. Florian Gjonej (ZA5G), i është drejtuar sërish Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si rikujtesë për caktimin e datës së provimit për “Patentën e Operatorit Radioamator”. Meqë tashmë jemi në muajin gusht dhe njoftimi ende nuk është bërë publik, Presidenti ka kërkuar me mirësjellje që AKEP të japë informacion sa më parë, në mënyrë që kandidatët dhe FSHR të mund të planifikojnë logjistikën e aktiviteteve të tjera të rëndësishme, përfshirë “Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë”, duke shmangur mungesat e anëtarëve dhe mbivendosjet e mundshme në kalendar.

16.07.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), i është drejtuar sërish Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), duke kërkuar marrjen në konsideratë dhe dhënien e informacionit mbi caktimin e datës së provimit për “Patentën e Operatorit Radioamator”. Në përgjigjen zyrtare, znj. Elkeda Domi, Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Menaxhimit të Burimeve të Fundme në AKEP, ka informuar se: “…duke ju kërkuar ndjesë për vonesë në përgjigje, ju garantojmë se e kemi në vëmendje kërkesën tuaj dhe brenda muajit korrik do të caktojmë datën, orën dhe vendin se ku do të organizohet provimi për radioamator.” Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, falënderon znj. Domi për komunikimin dhe mbetet në pritje të njoftimit zyrtar për periudhën e zhvillimit të provimit. Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së.

13.07.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ka kërkuar sërish Avokatit të FSHR‑së informacion mbi ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura, në vijim të komunikimeve të mëparshme zyrtare.

10.07.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), i ka kërkuar sërish AKEP‑it marrjen në konsideratë dhe dhënien e informacionit lidhur me caktimin e datës së provimit për “Patentën e Operatorit Radioamator”, në vijim të komunikimeve të mëparshme zyrtare.

09.07.2026 - U zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së, ku morën pjesë nga RSB: znj. Zhulieta Hoti dhe znj. Zenepe Dedja (pjesërisht), nga RSE: znj. Elvira Shërali, nga RSK: z. Kujtim Çela, nga RKSH: z. Andi Koka dhe z. Salih Bushati, nga RST: z. Damian Zanaj (pjesërisht dhe pa mikrofon), si dhe Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej. Anëtarët e tjerë të KE përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm z. Edmond Budo munguan pa arsye.

  • U ritheksua se disa anëtarë të KE‑së, të cilët u ftuan rishtas më 27 maj 2026 pas muajsh mungesash pa arsye, vazhdojnë të mungojnë në mbledhjet e organit drejtues, duke mos respektuar proceset e Federatës dhe u vijua me rendin e ditës e meqë nuk ishin paraqitur propozime paraprake, u prezantuan kandidaturat e mëposhtme:

- z. Salih Bushati propozoi:
1. z. Kujtim Çela ose
2. znj. Elvira Shërali
- znj. Elvira Shërali propozoi:
3. z. Damian Zanaj
- z. Florian Gjonej propozoi:
4. z. Andi Kola
Nuk pati propozime apo kundërshtime të tjera dhe u vendos
që brenda dy javëve propozuesit të dorëzojnë kërkesat formale dhe të konfirmojnë se kandidati i propozuar është dakord dhe plotëson kriteret sipas Statutit të FSHR‑së. N
ë lidhje me çështjet e tjera, të pranishmit konstatuan mungesë përparimi në:

  • 1. dokumentimin e historikut të radioamatorizmit,

  • 2. përgatitjet për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror,

  • 3. funksionimin e komisioneve për bazën juridike dhe procedurat e Trajnerit dhe Gjyqtarit të federuar.

Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej informoi gjithashtu se i ka kërkuar disa herë AKEP‑it caktimin e datës së provimit për “Patentën e Operatorit Radioamator”, e domosdoshme për planifikimin e aktiviteteve kombëtare dhe shmangien e mbivendosjeve në kalendar.

01.07.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ka kërkuar sërish Avokatit të FSHR‑së informacion mbi ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura.

18.06.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), i ka kërkuar sërish AKEP‑it që të marrë në konsideratë dhe të informojë Federatën lidhur me caktimin e datës së provimit për “Patentën e Operatorit Radioamator”, në vijim të komunikimeve dhe kërkesave të mëparshme zyrtare.

16.06.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ka kërkuar sërish Avokatit të FSHR‑së informacion mbi ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura, në kuadër të detyrimeve ligjore në fuqi.

10.06.2026 - Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së të datës 10 qershor 2026, ku morën pjesë: znj. Zhulieta Hoti (RSB), znj. Zenepe Dedja (RSB, pjesërisht), znj. Elvira Shërali (RSE), z. Kujtim Çela (RSK), z. Andi Koka (RKSH), dhe Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej - si gjithmonë Sekretarit të Përgjithshëm z. Edmond Budo nuk ishte prezent - u ritheksua domosdoshmëria e përmbushjes dhe kthimit të përgjigjeve për pikat e kërkuara më 27 maj 2026, të cilat janë thelbësore për planifikimin organizativ të aktiviteteve të ardhshme.

Gjatë mbledhjes u diskutua projekti për një garë gjithëpërfshirëse kombëtare, me fokus të veçantë angazhimin e brezit të ri, duke vënë në dukje se brezi aktual nuk përcjell mjaftueshëm format moderne të organizimit radioamator, siç praktikohet gjerësisht në vendet e tjera.

U trajtua gjithashtu propozimi për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ri të FSHR‑së, pasi sekretari aktual, z. Edmond Budo, për arsye të ndryshme personale, nuk arrin të ketë angazhimin e kërkuar sipas statutit të miratuar të Federatës. Vendimi u mirëprit dhe anëtarët e KE u ngarkuan të paraqesin propozimet e tyre.

08.06.2026 - Me kërkesë të anëtarit të Radio-Sport Elbasani, z. Drini Dervishi, Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ka kërkuar zyrtarisht Klubit Shumësportësh Elbasani të procedojë dokumentacionin për shpërblimin e sportisteve elitare të Radio‑Sport Elbasani për vitet 2023, 2024 dhe 2025. Kërkesa përfshin:

  • - të gjitha rezultatet kombëtare dhe ndërkombëtare të sportisteve (evidencat përkatëse),

  • - dokumentacionin e nevojshëm për përllogaritjen dhe ekzekutimin e shpërblimeve,

  • - si dhe materialet që janë dërguar më herët edhe Bashkisë Elbasan, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

03.06.2026 - Avokati i FSHR‑së ka njoftuar Presidentin, z. Florian Gjonej, se po vijon me përgatitjen e procedurave ligjore ndaj MTKS (ish‑MAS) e Bashkive Elbasan dhe Krujë, për shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura në Kampionatet Botërore 2022 e 2023, si edhe në Kampionatet Kombëtare 2023, 2024 dhe 2025.

27.05.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ka njoftuar klubet anëtare se, për shkak të mospjesëmarrjes së Sekretarit të Përgjithshëm z. Edmond Budo në të gjitha mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv dhe aktualisht për arsye të pushimit të përkohshëm pas një ndërhyrjeje në sy, mbledhja e ardhshme e KE‑së, për trajtimin e pikave të mbetura që lidhen me të dhe me zgjedhjet e ardhshme, do të zhvillohet gjatë javës së parë ose të dytë të qershorit 2026.

Në vijim të vendimeve të mbledhjeve të fundit të KE, klubeve sportive u është kërkuar që brenda majit 2026 të përmbushin detyrimet e mëposhtme:

  1. 1. Përfundimi i mbledhjes së kuotave të anëtarësimit (federimi i sportistëve) për vitin 2026.

  2. 2. Dërgimi i listës paraprake të pjesëmarrësve për Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë HST 2026.

  3. 3. Njoftimi nëse klubi ka interes dhe mundësi të marrë përsipër organizimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë HST 2026.

  4. 4. Njoftimi nëse dikush ka interes dhe mundësi të marrë përsipër koordinimin e ekipit kombëtar për Kampionatin Botëror HST 2026.

  5. 5. Dërgimi i listës paraprake të pjesëmarrësve dhe shoqëruesve të mundshëm për Kampionatin Botëror HST 2026 (8–12 tetor, Tunizi).

  6. 6. Dërgimi i listës së pjesëmarrësve dhe shoqëruesve që kanë dëshirë dhe mundësi të mbulojnë vetë kostot për Kampionatin Botëror HST 2026, sipas përllogaritjeve paraprake (hotel + vizë tuniziane + transferta aeroporti + fluturimi):

  7. - 605–855 € / sportist,

  8. - 530–780 € / shoqërues

  9. Këto të dhëna - veçanërisht pikat 2, 5 dhe 6 - janë të domosdoshme për planifikimin organizativ, marrjen e ofertave dhe kryerjen e prenotimeve sipas kalendarit. Në rast vonesash nga klubet, FSHR detyrohet të shtyjë të gjitha planifikimet deri në përmbushjen e tyre e për çdo paqartësi ose nevojë për sqarim, klubet mund të kontaktojnë Presidentin e FSHR‑së z. Florian Gjonej në çdo kohë. Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së.

21.05.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ka kërkuar sërish Avokatit të FSHR‑së informacion mbi ecurinë e procedurave ligjore që lidhen me shpërblimet e sportistëve elitarë për rezultatet e arritura në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, në zbatim të detyrimeve ligjore në fuqi.

18.05.2026 - Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR: Më datë 18 maj 2026, ora 18:00–19:45, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së, me pjesëmarrjen e:

  • znj. Zhulieta Hoti (RSB), znj. Zenepe Dedja (RSB), znj. Elvira Shërali (RSE), z. Kujtim Çela (RSK), dhe Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej. Munguan pa arsye anëtarët e tjerë të KE dhe si gjithmonë edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme organizative, me fokus në rregulloren e Kampionatit Botëror dhe mundësitë e pjesëmarrjes së ekipit shqiptar.

Presidenti përsëriti se pjesëmarrja indirekte e znj. Dhurata Hoti (motra e znj. Zhulieta Hoti), përmes qëndrimit në të njëjtën banesë dhe ndërhyrjet e saj gjatë diskutimeve të KE, janë të papranueshme dhe të patolerueshme, pasi ajo nuk është anëtare e Komitetit Ekzekutiv. Në rast përsëritjeje do të merren masat e nevojshme sipas rregullave dhe kompetencave. Gjatë mbledhjes, znj. Zenepe Dedja artikuloi disa akuza dhe pretendime të paqarta, të cilat dukeshin të ndikuara në mënyrë të tërthortë nga znj. Dhurata Hoti. Presidenti dhe më pas Kryetarja e RSE dhanë sqarime të përsëritura, duke rikujtuar se sqarimet zyrtare për këto çështje ishin dërguar më 14.05.2026, ora 12:32, pas mbledhjes së KE të datës 13.05.2026 - sqarime që anëtarja e RSB nuk i kishte lexuar dhe nuk i ishte përcjellë nga kryetarja e RSB, znj. Zhulieta Hoti e cila gjithashtu nuk ndërhyri asnjëherë për të sqaruar anëtaren e klubit të saj.

Në mbyllje, Presidenti i FSHR‑së kërkoi që çdo dyshim, akuzë apo kërkesë e mëtejshme të paraqitet vetëm me shkrim, në mënyrë që përgjigjet të jenë zyrtare dhe të vlefshme për përdorim institucional dhe ligjor. Për transparencë, mbledhja është e regjistruar dhe regjistrimi do të ruhet për kohën e nevojshme ligjore.

18.05.2026 - Mbledhje mes kryesisë së RSB dhe Presidentit të FSHR: Më datë 18 maj 2026, ora 17:00–18:00, u zhvillua një takim mes katër anëtarëve të kryesisë së RSB: znj. Zhulieta Hoti, znj. Dhurata Hoti, znj. Zenepe Dedja, znjsh. Hejli Dedja (mungoi znj. Ruzhdie Ukaj) dhe Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej, lidhur me një letër‑kërkesë të kryesisë së RSB të datës 14.05.2026, mbi mendime dhe propozime për mbarëvajtjen e kampionateve 2026 dhe kërkesën për pjesëmarrje në mbledhjet e KE të FSHR‑së.

Presidenti sqaroi në mënyrë të përsëritur se Komitetet Ekzekutive të FSHR‑së dhe RSB‑së janë organe të brendshme, të pavarura dhe të përcaktuara nga statutet respektive, dhe se nuk ekziston asnjë arsye praktike, funksionale, statutore apo ligjore që kryesia e RSB të marrë pjesë në mbledhjet e KE të FSHR‑së!

Gjatë takimit pati diskutime të vlefshme mbi çështje organizative dhe bashkëpunimin ndërmjet strukturave. Megjithatë, u shprehën edhe akuza dhe pretendime të paqarta, të përsëritura nga letra‑kërkesë, të cilat - pavarësisht kërkesës së Presidentit z. Gjonej për sqarim - asnjë nga anëtarët e pranishëm nuk arriti t’i shpjegojë ato verbalisht. Kryetarja e RSB, znj. Zhulieta Hoti, premtoi se sqarimi do të dërgohet me shkrim.

Në mbyllje, Presidenti kërkoi që çdo dyshim, akuzë, pretendim apo kërkesë e mëtejshme të paraqitet vetëm me shkrim, në mënyrë që përgjigjet të jenë zyrtare dhe të vlefshme për çdo proces institucional dhe ligjor. Për transparencë, takimi është i regjistruar dhe regjistrimi do të ruhet për kohën e nevojshme ligjore.

13.05.2026 - Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR: Më datë 13 maj 2026 u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së, sipas planifikimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve: RSB znj. Zhulieta Hoti, RSE znj. Elvira Shërali, RSK z. Kujtim Çela, RKSH z. Andi Kola dhe Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej. Munguan pa arsye: znj. Zenepe Dedja, z. Klevis Llapushi, z. Afrim Boja, z. Jorgo Gjoni, znj. Miranda Mehmeti, z. Salih Bushati, z. Fatmir Elezi, z. Damian Zanaj dhe si gjithmonë edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo.

Presidenti informoi mbi:

  • - çështjen e NIPT‑it dhe domosdoshmërinë e përditësimit të dokumentacionit ligjor e kontabël;

  • - Fondin GRANT për federatat jo‑olimpike dhe rezultatet e aplikimeve;

  • - raportimin mbi Ditën Botërore të Radioamatorëve 2026;

  • - ecurinë e kursit të radioamatorizmit dhe provimit;

  • - njoftimet për kurset e reja që nisin në shtator;

  • - përshkrimin e radioamatorizmit në faqen kryesore;

  • - rëndësinë e dokumentimit të historikut dhe kontributeve të klubeve;

  • - kuotat e anëtarësimit, që kryetarët duhet t’i përfundojnë menjëherë.

U diskutua Kampionati Kombëtar 2026, i cili, për shkak të çmimeve të larta gjatë sezonit turistik dhe pamundësisë së prenotimeve, mund të zhvillohet në fund të shtatorit ose fillim të tetorit - propozim ky i mirëpritur nga të pranishmit.

Lidhur me Kampionatin Botëror të IARU, u ripërsëritën tarifat dhe kostot e pjesëmarrjes. Presidenti theksoi se pjesëmarrja varet nga fondet që do të sigurohen, duke ftuar parimisht më të mirët e Kampionatit Kombëtar 2025 dhe ata që mund të mbulojnë shpenzimet vetë, pasi OKAD nuk mbulon kostot e analizave antidoping dhe koha pas Kampionatit Kombëtar 2026 është shumë e kufizuar për prenotime, viza dhe shmangien e rritjes së çmimeve të biletave.

Kryetarja e RSB, znj. Zhulieta Hoti, kundërshtoi këtë qasje, duke u angazhuar të dërgojë menjëherë listat e pjesëmarrjes, të kryejë prenotimet si garanci për sportistët e RSB (me rimbursim nga FSHR në rast pjesëmarrjeje) dhe propozoi që Kampionati Kombëtar 2026 të zhvillohet brenda dy javëve të ardhshme, në mënyrë që në Botëror të ftohen vetëm më të mirët e këtij kampionati. Kryetarët e klubeve të tjera nuk ishin dakord me zhvillimin e kampionatit para shtatorit ose tetorit.

Pikat e mbetura si: ide për një garë të brendshme kombëtare, roli aktual i Sekretarit të Përgjithshëm Z. Edmond Budo që praktikisht nuk ekziston si dhe planifikimet e mëtejshme organizative, do të vijojnë në mbledhjen e ardhshme të KE më 18.05.2026. Fatkeqësisht, Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së.

12.05.2026 - Avokati i FSHR‑së i ka konfirmuar Presidentit të FSHR z. Florian Gjonej, se po përpunon dokumentacionin e përkthyer dhe të noterizuar për procedurat e mëtejshme ligjore ndaj MTKS, lidhur me shpërblimet e palëvruara për sportistët që kanë arritur rezultate në Kampionatet Botërore 2022 dhe 2023, sipas ligjit në fuqi për sportin. Gjithashtu, po përgatitet dokumentacioni ligjor për bashkitë Elbasan dhe Krujë, të cilat nuk kanë dhënë asnjëherë përgjigje zyrtare pavarësisht detyrimeve ligjore dhe kërkesave të përsëritura të z. Gjonej, në lidhje me shpërblimet e sportistëve elitare të Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

05.05.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë së FSHR‑së përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm z. Edmond Budo se mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv do të mbahet më 13.05.2026, ora 17:30–19:00. Njoftimi do ti rikujtohet të gjithëve edhe 24 orë përpara mbledhjes me email dhe WhatsApp. 

01.05.2026 - Kryetari i Jurisë së IARU‑t, z. Oliver Tabakovski (Z32TO), njoftoi FSHR‑në për zhvillimin e Kampionatit të 22‑të Botëror në Telegrafi – Shpejtësi e Lartë (HST), që do të mbahet më 08–12 tetor 2026 në El Mouradi Palace, Port El Kantaoui, Sousse, Tunizi. FSHR do të vijojë përpjekjet për sigurimin e fondeve për pjesëmarrjen e ekipit të plotë dhe për mbulimin e analizave antidoping. Duke qenë se proceset institucionale ecin ngadalë, Federata ka njoftuar anëtarët dhe komunitetin radioamator se mbështetja e tyre është thelbësore, përfshirë kontaktimin e individëve, kompanive dhe institucioneve që mund të kontribuojnë për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar.

Më shumë informacion për mbështetje: https://webstaging.fshra.org/support.

29.04.2026 - OKAD njoftoi se planifikimi i testimeve vjetore varet nga buxheti i limituar dhe përfshin kryesisht federatat olimpike dhe sportistët në Grupin RTP. U sqarua se federatat mbulojnë financiarisht një pjesë të testimeve sipas VKM nr. 34, datë 21.01.2026, ndërsa testet shtesë jashtë Planit Kombëtar të Testimit paguhen nga vetë federatat. OKAD përcolli gjithashtu formularin e vendndodhjes së sportistëve gjatë garave të planifikuara për plotësim, që do ti dërgohet OKAD në vijim.

29.04.2026 - Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka lëvruar në llogarinë e FSHR‑së shumën prej 200,000 lekësh për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë 2026. Kjo shumë përfaqëson vetëm rreth 5% të vlerës së kërkuar nga FSHR për 8 projektet e dorëzuara në shkurt 2026 në kuadër të fondit GRANT të MTKS, duke e vendosur Federatën përballë vështirësive të jashtëzakonshme financiare për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive në të gjitha nivelet.

27.04.2026 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej i ka drejtuar OKAD‑it kërkesën e përsëritur për planifikimin dhe realizimin e testimeve antidoping për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të vitit 2026, përfshirë Kampionatin Ballkanik, Evropian, Kombëtar dhe Botëror. Në kërkesë u rikujtua marrëveshja e bashkëpunimit e vitit 2023 si dhe vështirësitë financiare të krijuara nga mosplanifikimi i testimeve nga OKAD gjatë viteve 2023–2025. Kërkesa iu përcoll për dijeni edhe MTKS dhe KOKSH.

24.04.2026 - Sipas kërkesës së MTKS për informacion mbi eventet e planifikuara për periudhën 2027–2029, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej ka dërguar dokumentacionin e plotë dhe të detajuar mbi projektet dhe aktivitetet e planifikuara, së bashku me periudhat e realizimit, vlerat e parashikuara dhe impaktet e pritshme në zhvillimin e sportit teknik, edukativ dhe gjithëpërfshirës të radioamatorizmit në Shqipëri, si edhe në përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare.

Z. Gjonej theksoi se është kurdoherë i gatshëm të ofrojë çdo informacion shtesë që mund të nevojitet për procesin e planifikimit buxhetor dhe bashkëpunimin me MTKS.

23.04.2026 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej ka mbyllur të gjitha detyrimet aktuale ndaj palëve të treta, duke ekzekutuar likuidimet përkatëse përmes bankës. Pagesat e kryera përfshijnë KOKSH, Bashkia Tiranë, Posta Shqiptare, Ekspertja kontabël për bilancin 2025, Banner dhe posterët informativë dhe Përkthyesen e certifikuar. Këto likuidime sigurojnë rregullshmëri financiare, transparencë dhe funksionim korrekt institucional të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, përveç shënimit të këtyre veprimeve ne fletën e tij Excel, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi në organizim, si edhe në detyrat dhe funksionet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së

21.04.2026 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej ka përkthyer dhe noterizuar dokumentacionin zyrtar me IARU lidhur me Kampionatet Botërore 2022 dhe 2023, në funksion të padisë ndaj MTKS për shpërblimet e sportistëve që kanë arritur rezultate ndërkombëtare. Gjithashtu, i gjithë dokumentacioni për Kampionatet Botërore 2022 dhe 2023, Kampionatet Kombëtare dhe Kupat e Shqipërisë 2023, 2024 dhe 2025, i është përcjellë avokatit për procedurat ligjore në lidhje me shpërblimet e sportistëve elitare për bashkitë Elbasan dhe Krujë, të cilat nuk kanë dhënë përgjigje zyrtare pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe detyrimeve ligjore në fuqi.

20.04.2026 - Me rastin e Ditës Botërore të Radioamatorëve 2026, anëtarët e RadioSport Burrelit, RadioSport Elbasanit dhe RadioKlub Shkodrës zhvilluan veprimtari informuese dhe demonstrime të hapura për publikun për sportin e radioamatorizmit dhe komunikimet, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe publikut të interesuar.

Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej ka njoftuar me shkrim Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për veprimtaritë e realizuara dhe informacione më të hollësishme janë publikuar online në faqen https://webstaging.fshra.org/aktivitete/dita-boterore-e-radioamatoreve-2026/. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi në organizim, si edhe në detyrat dhe funksionet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së.

20.04.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, përcolli indinjatën dhe keqardhjen e thellë të tij dhe anëtarëve të Federatës lidhur me mbështetjen minimale të dhënë nga MTKS. Nga 8 projektet e paraqitura, u miratuan vetëm 200 000 lekë, një shumë që përbën 50% të vlerës së nevojshme vetëm për projektin “Organizimi i Kampionatit Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë 2026”, dhe vetëm 4% të totalit të kërkuar për të gjithë projektet. Kjo mbështetje jashtëzakonisht minimale e vendos Federatën në vështirësi të konsiderueshme për zbatimin e objektivave të planifikuara dhe për realizimin e aktiviteteve sportive kombëtare.

16.04.2026 - Me rastin e Ditës Botërore të Radioamatorëve 2026, anëtarët e RadioSport Burreli (në shkollat e Burrelit dhe Klosit), RadioSport Elbasani (pranë Pallatit të Sportit) dhe RadioKlub Shkodra (në Pedonale), do të zhvillojnë veprimtari informuese dhe demonstrime të hapura për sportin e radioamatorizmit.

Aktivitetet do të prezantojnë komunikimet, teknikat dhe mundësitë që sporti i radioamatorizmit u ofron të rinjve, pasionantëve të teknologjisë dhe publikut të interesuar, duke treguar se ky sport është aktiv, i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë - pa moshë, pa kufij dhe pa barriera. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, vazhdon të shfaqë mungesë të plotë pjesëmarrjeje dhe angazhimi në organizim, si edhe në detyrat dhe funksionet e përcaktuara nga Statuti i FSHR‑së.

12.04.2026 - Disa nga klubet sportive radioamatore do të organizojnë të shtunën, më 18 prill 2026, aktivitete të ndryshme në komunitet dhe qytetet e tyre, me rastin e “Ditës Botërore e Radioamatorëve”. Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej i përgëzoi kryetarët dhe anëtarëve që po angazhohen në këto aktiviteteve, duke promovuar radioamatorizmin pranë komunitetit. Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

08.04.2026 - Kryetari i RadioKlub Shkodra, z. Andi Kola (ZA5D), ka dorëzuar pranë Bashkisë Shkodër kërkesën zyrtare për marrjen e lejës për organizimin e aktivitetit informues “Dita Botërore e Radioamatorëve 2026”, që parashikohet të zhvillohet pranë njërit prej shesheve kryesore të qytetit të Shkodrës.

06.04.2026 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), u kërkoi kursantëve të kursit të përgatitjes për provimin e “Patentës së Operatorit Radioamator” që, përmes anketës online, të konfirmojnë periudhat e mundshme të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Të dhënat e mbledhura do t’i paraqiten AKEP‑it, me qëllim që të kërkohet marrja në konsideratë e datave të propozuara nga kursantët për organizimin e provimit.

01.04.2026 - Në mbledhjen e Kryesisë Ekzekutive të FSHR, të drejtuar nga Presidenti z. Florian Gjonej (ZA5G), morën pjesë z. Andi Kola, znj. Elvira Shërali, z. Jorgaq Gjoni, z. Kujtim Çela, z. Salih Bushati dhe znj. Zhulieta Hoti. Munguan pa arsye: Sekretari i Përgjithshëm i FSHR z. Edmond Budo, z. Fatmir Elezi, z. Klevis Llapushi, znj. Miranda Mehmeti dhe znj. Zenepe Dedja. U sqarua se propozimi për zëvendësimin e z. Klevis Llapushi me znj. Anila Shati nuk merret në konsideratë, pasi znj. Shati është dorëhequr disa herë nga funksionet në Radio‑Sport Elbasani dhe FSHR. Gjithashtu, z. Fatmir Elezi njoftoi me email se z. Fatos Demeti tërhiqet për arsye shëndetësore dhe propozon z. Damjan Zanaj si përfaqësues të RST.

Një pikë kryesore ishte organizimi i “Ditës Botërore të Radioamatorëve”, që duhet të zhvillohet nga çdo klub pranë komunitetit, me lejen e bashkive përkatëse. Klubet ftohen të marrin pjesë në organizim. Presidenti raportoi mbi ecurinë e kursit për Patentën e Operatorit Radioamator, duke theksuar se kurse të reja do të hapen më 26 shtator 2026 për të mbështetur rritjen e klubeve me anëtarë të rinj.

Me propozimin e z. Kujtim Çela, Kryesia vendosi që kuota vjetore e anëtarësimit të jetë 2000 lekë, ndërsa të rinjtë nën 18 vjeç mund përjashtohen nga pagesa. U diskutua sërish çështja e historikut të FSHR‑së, me angazhimin për mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave dhe u gjykua që Kampionati Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë në Telegrafi “Shpejtësi e Lartë” mundësisht të zhvillohen në gjysmën e parë të shtatorit 2026, rreth 3–4 javë para Kampionatit Botëror.

Për shkak të mosfunksionimit të komisioneve të mëparshme, u caktua komisioni i ri për bazën juridike dhe provimet e Trajnerëve dhe Gjyqtarëve, me anëtarët: z. Andi Kola, znj. Elvira Shërali, z. Jorgaq Gjoni, z. Kujtim Kruja, znj. Zhulieta Hoti. Z. Jorgaq Gjoni garantoi rezultate të shpejta përmes takimeve live.

31.03.2026 - Sekretari i Përgjithshëm i FSHR z. Edmond Budo, në bashkëpunim me eksperten kontabël, znj. Rajmonda Reveli, kanë përfunduar mbylljen e bilancit financiar të vitit 2025. Bilanci financiar i përgatitur është dorëzuar zyrtarisht pranë institucioneve si Drejtoria e Tatimeve dhe Taksave, Thesari i Shtetit – Dega e Thesarit Tiranë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS).

Gjatë procesit të mbylljes së bilancit, z. Edmond Budo është justifikuar përsëri se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për rregullimin dhe pasqyrimin korrekt të të dhënave financiare në lidhje me asetet. Presidenti ka rikujtuar se në bilancet e kaluara, z. Budo ka kryer, në mënyrë të padrejtë, arbitrare dhe pa dijeninë e Presidentit, përfshirjen e materialeve të blera personalisht nga z. Florian Gjonej në asetet e FSHR‑së. Presidenti ka sqaruar në mënyrë të përsëritur se nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë akt dhurimi apo sponsorizimi për këto pajisje; ato kanë qenë blerje private të tij dhe janë vënë në dispozicion të Federatës vetëm për mbarëvajtjen e aktiviteteve, pa asnjë kosto për FSHR dhe nuk përbëjnë dhurime.

20.03.2026 - Thirrja speciale ZA25GIA, e aktivizuar nga FSHR gjatë tri etapave të para të Giro d’Italia 2025 në Shqipëri, është shpallur fituese e vendit të parë nga URI – Bashkimi i Radioamatorëve Italianë, në kategoritë:

  • - CW (Telegrafi) – 1816 QSO

  • - DIGI (Digjitale) – 5292 QSO

Ky vlerësim ndërkombëtar përbën një sukses të rëndësishëm për radioamatorizmin shqiptar dhe një kontribut të çmuar në promovimin e Shqipërisë në arenën globale të radiosportit. Urime operatorëve të ekipit ZA25GIA për këtë arritje të merituar dhe për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

19.03.2026 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Edmond Budo, janë aktualisht duke punuar për korrigjimin e disa ngërçeve institucionale të evidentuara gjatë procesit administrativ. Paralelisht, po përgatiten materialet e nevojshme për mbylljen e bilancit të vitit 2025, në përputhje me kërkesat ligjore dhe procedurat financiare të detyrueshme për raportimin vjetor të FSHR. Ky proces synon të sigurojë transparencë, rregullshmëri dhe funksionim të qëndrueshëm institucional.

Gjatë punës për bilancin, Presidenti Gjonej i tërhoqi sërish vëmendjen Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, për pasqyrimin korrekt të të dhënave financiare, pasi në bilancet e kaluara z. Budo ka kryer, në mënyrë të padrejtë, arbitrare dhe pa dijeninë e Presidentit, përfshirjen e materialeve të blera personalisht nga z. Gjonej në asetet e FSHR‑së. Presidenti i sqaroi z. Budo se nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë akt dhurimi apo sponsorizimi për këto pajisje; ato kanë qenë blerje private të tij dhe janë vënë në dispozicion të Federatës vetëm për mbarëvajtjen e aktiviteteve, pa asnjë kosto për FSHR dhe nuk përbëjnë dhurime.

15.03.2026 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), ka krijuar dhe publikuar online faqen publike paraprake të klubit sportiv radioamator “Radio‑Sport BURRELI”. Informacionet bazë të faqes janë siguruar nga Kryetarja e klubit, znj. Zhulieta Hoti, ndërsa përpunimi dhe pasurimi i mëtejshëm i faqes do të vijojë në vazhdim, me synimin për të ndërtuar një platformë të plotë informuese dhe promovuese për aktivitetet e klubit.

14.03.2026 - Vazhdon “Kursi i Radioamatorizmit – Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator”, i cili zhvillohet nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G). Pjesëmarrja dhe angazhimi i kursantëve vlerësohen si të kënaqshme, duke reflektuar interesin dhe përkushtimin e komunitetit radioamator për aftësim teknik dhe sportiv. Gjithashtu, parashikohet hapja e një kursi tjetër të ngjashëm në muajin shtator 2026, me synimin për të përfshirë më shumë kandidatë dhe për të zgjeruar bazën e operatorëve radioamatorë të certifikuar. Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

06.03.2026 - Specialistët e nderuar të MTKS informuan sot personalisht Presidentin e FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), se aplikimi me projektet e paraqitura nga FSHR konsiderohet i pranueshëm dhe është kualifikuar për fazën e vlerësimit. Procesi do të vijojë në përputhje me parashikimet e akteve ligjore përkatëse, duke u shqyrtuar sipas kritereve të përcaktuara në Thirrjen për Projekt‑Propozime në fushën e sportit për vitin 2026.

27.02.2026 - Në bazë të kërkesës së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve (MTKS), Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G) i ka kerkuar Sekretarit të Përgjithshëm z. Edmond Budo, për të autorizuar Bankën CREDINS për hapjen e një llogarie rrjedhëse bankare të posaçme, e dedikuar ekskluzivisht për administrimin e fondeve publike që do të vihen në dispozicion nga MTKS. Kjo llogari e veçantë bankare siguron transparencë të plotë dhe menaxhim të rregullt financiar të fondeve të destinuara për projektet dhe aktivitetet e Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit.

17.02.2026 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej dorëzoi sot pranë protokollit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve (MTKS) dokumentacionin e plotë për tetë (8) projekte gjithëpërfshirëse, me një volum prej 129 faqesh, në kuadër të Thirrjes për Projekt‑Propozime në Fushën e Sportit për Federatat Jo‑Olimpike për Vitin 2026.

Projektet e paraqitura janë:

  1. 1. Promovimi afatgjatë i sportit të radioamatorizmit në Shqipëri

  2. 2. Kampionati Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë

  3. 3. Kampionati i 22‑të Botëror

  4. 4. Dita Botërore e Radioamatorëve – 18 prill 2026

  5. 5. Aftësimi në disiplinat e komunikimit me ARISS, ARSC LEOs dhe QO‑100

  6. 6. Aktivitete në disiplinat sportive SOTA, POTA dhe COTA

  7. 7. Aktivitete në disiplinat sportive IOTA/LLW, JOTA dhe YOTA

  8. 9. Kurset e Radioamatorizmit – Aftësim Teknik dhe Sportiv për Sportistët e Rinj dhe Komunitetin

Dorëzimi i këtyre projekteve përfaqëson angazhimin strategjik të FSHR‑së për zhvillimin e sportit të radioamatorizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2026. Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

24.01.2026 - Filloi sot “Kursi i Radioamatorizmit – Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator”, i pari i këtij lloji që pas vitit 1991, i ideuar dhe i zhvilluar nga Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G). Në kurs janë regjistruar 42 persona, ndërsa në seancën e parë morën pjesë 23 pjesëmarrës.

16.01.2026 - Përmes takimeve të zhvilluara dhe falë përpjekjeve të z. Andi Kola (ZA5D), shpërndahet, përmes ZVA Shkodër, njoftimi për organizimin e “Kursit të Radioamatorizmit – Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator”.

07.01.2026 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej dhe disa anëtarë seriozë si znj Zhulieta Hoti dhe z. Andi Kola, vazhdojnë përpjekjet për kontakt dhe bashkëpunim me shkollat në rrethe si dhe ZVA‑të, me qëllim mbështetjen e Klubeve Anëtare të FSHR‑së dhe krijimin e mundësive për përfshirjen e brezit të ri në sportin e radioamatorizmit, sigurisht fillimisht në kurset e radioamatorizmit, e më pas angazhimi në të gjitha aktivitetet gjatë vitit. Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

03.01.2026 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej i ka dërguar sërish ftesën "Kursi i Radioamatorizmit - Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator" të gjithë personave të cilët janë regjistruar nga faqja https://webstaging.fshra.org/kurse ose direkt në faqen https://webstaging.fshra.org/register. Në vazhdim do u dërgohet të gjithë personave që do të regjistrohen.

29.12.2025 - Sipas vendimit të mbledhjes së fundit të Kryesisë së FSHR‑së, ku u konstatua se disa anëtarë të Kryesisë nuk janë paraqitur dhe nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara, pa asnjë arsye të justifikuar e në zbatim të rregullave të funksionimit të Kryesisë dhe për të garantuar komunikim efektiv, këta anëtarë janë larguar nga grupi WhatsApp i Kryesisë së FSHR‑së për të ruajtur seriozitetin, përgjegjshmërinë dhe angazhimin e strukturave drejtuese të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit.

28.12.2025 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej i ka dërguar sot ftesën "Kursi i Radioamatorizmit - Përgatitje për Patentën e Operatorit Radioamator" të gjithë personave të cilët janë regjistruar nga faqja https://webstaging.fshra.org/kurse ose direkt në faqen https://webstaging.fshra.org/register.

24.12.2025 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), ka përcjellë urimet më të mira për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë komunitetin radioamator shqiptar me rastin e festave të fundvitit. Në mesazhin e tij, z. Gjonej uroi që këto ditë festash të sjellin gëzim dhe harmoni në familjet e çdo radioamatori, pavarësisht traditave fetare që secili ndjek. Ai falënderoi të gjithë anëtarët e FSHR‑së për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025, duke theksuar se angazhimi është thelbësor për zhvillimin e aktivitetit sportiv radioamator në vend. Presidenti shprehu gjithashtu besimin se viti 2026, së bashku me kurset e radioamatorizmit që pritet të nisin nga janari 2026, do të sjellë më shumë zhvillim, bashkëpunim dhe arritje për radioamatorizmin shqiptar.

16.12.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), përpilon dhe i përcjell pranë MTKS raportin teknik‑financiar të detajuar për vitin 2025.

15.12.2025 - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHR) u përfaqësua këtë vit në Mbrëmjen GALA “Topi i Artë 2025”, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, nga z. Andi Kola (ZA5D), në vend të Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), meqë fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

04.12.2025 - Sipas vendimeve të mbledhjes së fundit të Kryesisë së FSHR‑së, Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), njofton të gjithë anëtarët e Kryesisë, të gjithë anëtarët e shoqatës, të gjithë ndjekësit në Facebook, për organizimin e kurseve të radioamatorizmit për përgatitjen e “Patentës së Operatorit Radioamator”, dhe “Provimit të Telegrafisë”. Kursi do të nisë nga fundi i janarit 2026, duke u zhvilluar sipas programit të miratuar nga FSHR dhe në përputhje me kërkesat e AKEP për certifikimin e operatorëve radioamatorë.

12.11.2025 - Ish‑Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së, z. Fatos Demeti (ZA1F), fatkeqësisht i ndikuar dhe ndoshta i shtyrë nga persona me qëllime të ulëta, ka dërguar një letër me disa faqe, e cila përmban interpretime të pavërteta në adresë të Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), të gjithë anëtarëve të Kryesisë.

Në mbledhjen e radhës së Kryesisë, kjo çështje u diskutua gjerësisht. Me kërkesën e shumicës së anëtarëve, dhe duke marrë parasysh se z. Fatos Demeti (ZA1F) ndodhet në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, u vlerësua se një përgjigje publike ndaj letrës mund të krijonte premisa për lëndim shëndetësor të mëtejshëm.

Për këtë arsye, me respekt iu kërkua Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G) që të mos i përgjigjet letrës, të mos e shpërndajë atë tek anëtarët e Kryesisë, tek radioamatorët apo në publik e të mos bëjë publike faktet që lidhen me personin në fjalë, z. Fatos Demeti, si dhe me individët AK, DD dhe FE, të cilët e kanë manipuluar atë.

11.11.2025 - Sipas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv (KE) të zhvilluar sot, u vendos që z. Jorgaq Gjoni të ngarkohet me monitorimin e vazhdueshëm të njoftimeve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve (MTKS) në lidhje me fondin GRANT, me qëllim ndjekjen e afateve dhe mundësive të aplikimit për mbështetje financiare.

Gjithashtu, u miratuan parimisht tetë (8) projektet e FSHR‑së për vitin 2026, të ideuara dhe prezantuara nga Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), për t’u paraqitur pranë MTKS në kuadër të thirrjes për projekt‑propozime në fushën e sportit për vitin 2026. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

10.11.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), përpiloi relationet narrative të aktiviteteve kryesore të vitit 2025, duke përfshirë Kampionatin Kombëtar të Radioamatorizmit, Kupën e Shqipërisë, Kampionatin Botëror në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” (IARU HSTWC‑2025).

Dokumentacioni narrativ, i strukturuar sipas kërkesave institucionale, iu përcoll zyrtarisht pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve (MTKS) dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), si pjesë e raportimit vjetor të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë pjesëmarrjeje, angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

15-19.10.2025 - Ekipi Kombëtar i Shqipërisë në Radioamatorizëm mori pjesë në Kampionatin Botëror të 21‑të IARU HSTWC 2025, duke arritur rezultate të kënaqshme në garat individuale dhe renditjen ekipore. Pjesëmarrja në këtë aktivitet botëror konfirmoi përkushtimin dhe potencialin e sportistëve radioamatorë shqiptarë. Shpresohet që në të ardhmen sportistët të zhvillojnë përgatitje të plota dhe të vazhdueshme stërvitore, me synimin për të ulur emocionet gjatë garave dhe për të arritur rezultate edhe më të mira në kampionatet e ardhshme. Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror u mbështet pjesërisht nga donacionet e Deltarex Sh.P.K., Mark Clark (W4CK), Ben Windey (ON6BW), znj. Zhulieta Hoti, z. Kujtim Çela (ZA4KC) e z. Florian Gjonej (ZA5G) - President i FSHR‑së
Presidenti i FSHR z. Gjonej shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetësit, të cilët bënë të mundur përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të radioamatorizmit.

14.10.2025 - Transporti për grumbullimin e anëtarëve të Ekipit Kombëtar përfaqësues të Shqipërisë në sportin e radioamatorizmit, për Kampionatin e 21‑të Botëror të IARU High Speed Telegraphy, që zhvillohet më 15–19 tetor në Igalo, Herceg Novi, Mal i Zi, u organizua sot nga z. Andi Kola (ZA5D), kryetar i RadioKlub Shkodra.

Pas tërheqjes nga pjesëmarrja në momentin e fundit të katër anëtarëve, Ekipi Kombëtar tashmë përbëhet nga katër pjesëmarrës:

  • - Desara Dani - Kat. A - PARA TË RINJ, FEMRA - anëtare e Radio‑Sport Burreli

  • - Glauk Gjini - Kat. B - PARA TË RINJ, MESHKUJ - anëtar i Radio‑Sport Burreli

  • - znj. Zhulieta Hoti - Kat. G - SENIOR, FEMRA - kryetare dhe trajnere e Radio‑Sport Burreli

  • - z. Kujtim Çela (ZA4KC) - Kat. I - SENIOR, MESHKUJ - kryetar i Radio‑Sport Kruja dhe Kampion i Shqipërisë

Sportistët do të konkurrojnë në të gjitha garat dhe shoqërohen nga Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G).

13.10.2025 - Pas dy javësh përpjekjesh dhe pune të madhe organizative të Presidentit të FSHR z. Florian Gjonej për parapërgatitjet e pjesëmarrjes në Kampionatin e 21‑të Botëror të IARU High Speed Telegraphy, që do të zhvillohet më 15-19 tetor në Igalo, Herceg Novi, Mal i Zi, me keqardhje në momentin e fundit, katër nga sportistët e planifikuar dhe të regjistruar për gara u tërhoqën nga pjesëmarrja për arsye të ndryshme organizative e personale: tre sportiste nuk mund të udhëtonin me taksi në orën 6 të mëngjesit nga Elbasani deri tek TEG-u në Tiranë dhe që njëri sportist nuk mund të marrë përsipër transportin e vetes dhe tre sportistëve të tjerë nga TEG-u deri në Igalo, Herzeg Novi në Malin e Zi). Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej falenderoi Presidentin e KOKSH, z. Fidel Ylli, për bluzat e dhuruara për ekipin, si dhe veçanërisht kompaninë Deltarex Sh.P.K., që mbështeti ekipin kombëtar ditën e nisjes duke dhuruar 50,000 Lekë (afërsisht 510 €) për përfaqësimin në Kampionatin Botëror. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në organizim apo detyrat e funksionet sipas Statutit të FSHR.

30.09.2025 - Në mbledhjen e Kryesisë së FSHR‑së, Presidenti, z. Florian Gjonej, theksoi se, për shkak të mungesës së fondeve nga MAS dhe KOKSH për mbështetjen financiare të Kampionatit të 21‑të Botëror të IARU High Speed Telegraphy, që zhvillohet më 15–19 tetor në Mal të Zi, pjesëmarrja ka kosto relativisht të larta dhe propozoi që fondet e pakta të arkës të përdoren për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta me prezencë fizike ku edhe radioamatorët e rinj të marrin eksperiencë si Contestet Botërore në SSB (tetor 2025) dhe CW (nëntor 2025), Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme (dhjetor 2025) si dhe Ditën Botërore të Radioamatorëve (prill 2026), por ky propozim nuk u mirëprit nga anëtarët pjesëmarrës znj. Elvira Shërali, z. Jorgo Gjoni dhe z. Kujtim Çela me thënien e famshme: "më mirë një vezë sot, se një pulë mot"!
Për këtë arsye Presidenti z. Gjonej paraqiti një propozim alternativ: FSHR të marrë përsipër kostot e të rinjve pjesëmarrës nga kategoritë A, B dhe C, ndërsa shuma e mbetur të përdoret për likuidimin e pjesshëm të shpenzimeve të pjesëmarrjes, sigurimeve shëndetësore, transportit etj. e të gjithë sportistët garues dhe shoqëruesit do të mbulonin pjesërisht shpenzimet personale. Ky propozim u mirëprit nga shumica e anëtarëve pjesëmarrës.
Në vijim të mbledhjes, z. Andi Kola (ZA5D) propozoi krijimin e një crowdfunding‑u për mbledhjen e fondeve për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror i cili u hap menjëherë online në: https://gofund.me/f4ebdff6d - Ju lutem shpërndajeni në të gjitha mediat tuaja sociale dhe bëjini share! Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo si gjithmonë nuk ishte prezent e vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

30.09.2025 - Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, bëri të ditur se, për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësive financiare brenda institucionit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk mund të mbështesë financiarisht përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin e 21‑të Botëror të IARU High Speed Telegraphy, që do të zhvillohet më 15–19 tetor në Mal të Zi. Ky konfirmim vjen pas kërkesave të përsëritura të Presidenti të FSHR z. Florian Gjonej për mbështetje institucionale.

24.09.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), zhvilloi një takim të shkurtër pune pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe dorëzoi sërish një kërkesë për mbështetje financiare për përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin e 21‑të Botëror të IARU High Speed Telegraphy, që do të zhvillohet më 15–19 tetor në Mal të Zi. Gjatë takimit, Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, theksoi se FSHR duhet të përfaqësohet patjetër, të paktën me një ekip të reduktuar, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të radioamatorizmit. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

18.09.2025 - Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) iu përgjigj kërkesës së përsëritur të Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), duke sqaruar se projektet për fondin GRANT, për mbështetjen e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror, paraqiten vetëm në muajin janar.

Pas ballafaqimit me faktin se, në janar 2025, pranë protokollit të MAS ishin dorëzuar tetë projekte, ndër të cilat edhe kërkesa për mbështetjen e përfaqësimit të Shqipërisë në Kampionatin Botëror, përgjigjja e MAS ishte se nuk kishte më fonde të tjera në dispozicion për vitin 2025. Ky sqarim konfirmon mungesën e mbështetjes institucionale për pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekipit kombëtar të radioamatorizmit, pavarësisht dokumentacionit të dorëzuar brenda afateve zyrtare.

13-14.09.2025 - Me mbështetjen financiare shumë modeste të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga fondi GRANT, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit organizoi në Burrel Kampionatin e 8-të Kombëtar të Radioamatorizmit dhe Kupën e Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” për vitin 2025.
Pas fjalës hapëse të Presidentit të FSHR-së, z. Florian Gjonej, mori fjalën znj. Anila Shati, e cila deklaroi përsëri se ka hequr dorë nga çdo funksion në Radio-Sport Elbasani, si dhe nga funksioni i saj si anëtare e KE, por se do të vazhdojë të jetë radioamatore e thjeshtë dhe të ndihmojë komunitetin me mundësitë e saj modeste.
Në pyetjen e saj se pse në kampionat marrin pjesë nxënës pa shenjë thirrjeje, Presidenti i FSHR-së sqaroi se, në bazë të pikës B2.2 dhe B2.12 të Rregullores për Kampionatet HST, pjesëmarrja e tyre është plotësisht legjitime. Garat individuale u zhvilluan në pesë kategori, me pjesëmarrjen e 18 sportistëve radioamatorë dhe rezultatet e Kampionatit Kombëtar 2025 ishin të kënaqshme ku Titullin Kampione e Vendit për Femra e fitoi znj. Mimoza Balliu (ZA1MB), e ekipit “Radio-Sport Elbasani” dhe Titullin Kampion i Vendit për Meshkuj e fitoi z. Kujtim Çela (ZA4KC), i ekipit “Radio-Sport Kruja”.
Kupa e Shqipërisë, me disa sportistë të rinj në përbërje, u fitua përsëri për të tretin vit radhazi nga ekipi “Radio-Sport Burreli”.

12.09.2025 - U zhvillua një takim pune i frytshëm mes FSHR‑së, të përfaqësuar nga Presidenti, z. Florian Gjonej (ZA5G) dhe trajneri i Ekipit Kombëtar, z. Fatos Demeti (ZA1F), si dhe klubit sportiv radioamator “Radio‑Sport Burreli”, të përfaqësuar nga kryetarja, znj. Zhulieta Hoti. Në takim Bashkia Burrel perfaqesohej nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Elson Reçi, ku u diskutua pranimi i “Radio‑Sport Burreli” në Klubin Shumësportesh të Bashkisë Burrel. Gjithashtu, u zhvillua një takim i veçantë me Drejtorin e Sporteve në Bashkinë Burrel, z. Armando Koci, për të koordinuar hapat e mëtejshëm institucionalë dhe sportivë. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo nuk ishte prezent e vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

01.09.2025 - Për tretin vit radhazi, Organizata Kombëtare Antidoping (OKAD) ka kthyer përgjigje negative, duke theksuar se veprimtaritë e FSHR‑së nuk janë të planifikuara nga OKAD, se OKAD nuk është përgjegjëse për kryerjen e analizave antidoping të sportistëve radioamatorë gjatë veprimtarive ndërkombëtare jashtë vendit.

Me këtë rast, Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), i ka kërkuar OKAD‑it të marrë masat e nevojshme për vitin 2026, në mënyrë që veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të radioamatorizmit të jenë të mbuluara sipas kërkesave ligjore dhe sportive. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

18.08.2025 - Presidenti i FSHR‑së z. Florian Gjonej, lëshoi urdhër‑vendimet për preventivat e shpenzimeve dhe likuidimet e nevojshme për zhvillimin e Kampionatit të 8‑të Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë HST 2025. Dokumentacioni financiar iu dorëzua Thesarit të Shtetit, për lëvrimin e fondeve GRANT të destinuara për mbulimin e shpenzimeve të aktivitetit. Gjithashtu, Presidenti njoftoi Organizatën Kombëtare Antidoping (OKAD) në lidhje me zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kampionatit Botëror, duke i dërguar listën emërore të sportistëve radioamatorë pjesëmarrës konkurrues, në përputhje me kërkesat zyrtare të institucionit.

13.08.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), i dërgoi IARU‑së letrën zyrtare të pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror IARU HSTWC‑2025, që zhvillohet më 15–19 tetor në Mal të Zi. Gjithashtu, ai iu drejtua Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) me një kërkesë për mbështetje financiare për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë kampionat botëror, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së ekipit kombëtar dhe nevojën për mbështetje institucionale.

09.08.2024 - Presidenti i FSHR-së, z. Florian Gjonej njoftoi sportistët radioamatorë të të gjitha klubeve sportive të radioamatorizmit për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, se do të mbahen më 13–14 shtator 2025 në qytetin e Burrelit. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

17.07.2025 - Pas disa kërkesave të përsëritura të Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej, kryetari i “Radio‑Sport Tirana”, z. Fatmir Elezi, dorëzoi - pa ambalazhimin origjinal, në një çantë plastike - pajisjet e instaluara në klasën e radioamatorizmit, e cila kishte qëndruar e hapur vetëm pak ditë dhe më pas kishte qenë e mbyllur prej më shumë se dhjetë muajsh. Pajisjet ishin instaluar nga vetë z. Gjonej e dhënë në përdorim me procesverbal, për zhvillimin e klasës së radioamatorizmit, por shpërndarja e tyre pas mbylljes së klasës dhe mungesa e ruajtjes së materialeve ambalazhuese kanë cenuar procedurat dhe standarded e dorëzimit.

16.06.2025 - Radioamatori amerikan Mark Clark, W4CK, pas disa ditësh qëndrimi në Shqipëri dhe falë mbështetjes së anëtarëve të Radio‑Sport Tirana, arriti të dalë në eter me shenjën e thirrjes ZA/W4CK, drejtpërdrejt nga hoteli në Tiranë. Në shenjë mirënjohjeje dhe për të mbështetur aktivitetet e radioamatorëve shqiptarë, ai i dhuroi FSHR‑së shumën prej 1 850 € (neto 1 749,93 €, pasi transferta PayPal kishte një kosto prej 100,07 €). Ky kontribut i çmuar vlerësohet si mbështetje e drejtpërdrejtë për zhvillimin e radioamatorizmit në Shqipëri dhe për nismat e komunitetit tonë.

09-31.05.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej organizoi, për pothuajse katër javë, transmetimin në eter të “Giro d’Italia in Albania”, për herë të parë me tri etapat e para të zhvilluara në Shqipëri, si stacion radioamator “Jolly” me shenjë thirrjeje ZA25GIA. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistët radioamatorë z. Florian Gjonej (ZA5G), z. Fatos Demeti (ZA1F), znj. Elvira Shërali (ZA1EM) dhe znj. Anila Shati (ZA1AK), të renditur sipas numrit të QSO‑ve të realizuara. Së bashku, u arrit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinat Digi dhe CW, duke përfaqësuar me sukses radioamatorizmin shqiptar në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar.

05.05.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ka lëshuar vendimet për kërkesën për shenjë thirrjeje speciale ZA25GIA, kërkesën drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë për ndryshimet në Organet Drejtuese të FSHR‑së, si dhe orientimin për Sekretarin e Përgjithshëm, z. Edmond Budo, lidhur me procesverbal‑dorëzimin e pajisjeve nga kryetari i RST‑së, z. Fatmir Elezi. Në orientimin për Sekretarin e Përgjithshëm z. Edmond Budo, z. Gjonej sqaroi se pretendimi i z. Bodo - sipas të cilit, nga fletët Excel të përgatitura prej tij duhej të rezultonte që pajisjet ishin blerë me kontributet e RSE‑së - ishte i pasaktë, pasi pajisjet ishin blerë personalisht nga z. Gjonej.

Gjithashtu ishte evidentuar se, menjëherë pas mbylljes së klasës së hapur vetëm për 10 ditë meqë nuk mori fondet e shpresuara nga një kompani private, kryetari i RST‑së z. Fatmir Elezi i kishte shpërndarë pajisjet dhe nuk kishte ruajtur as materialet ambalazhuese, duke cënuar procedurat e dorëzimit të pajisjeve.

08.04.2025 - Pas një periudhe të gjatë konsultimesh aktive në klubet sportive të radioamatorëve dhe në zbatim të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, të mbajtur më 19.03.2024, kryetarët e klubeve sportive radioamatorë paraqitën emrat e anëtarëve përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv (KE).

Shprehet besimi që këta përfaqësues, këtë herë, do të punojnë në interes të të gjithë radioamatorëve dhe për të ardhmen e radioamatorizmit në Shqipëri, duke vepruar me drejtësi, saktësi, angazhim dhe objektivitet maksimal.

07.04.2025 - Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka lëvruar në llogarinë e FSHR‑së, pranë Thesarit të Shtetit, shumën prej 200 000 lekësh për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë. Kjo shumë përbën vetëm rreth 4% të vlerës së kërkuar nga Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej për 8 projektet e dorëzuara në janar 2025, në kuadër të fondit GRANT të MAS.

03.04.2025 - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, ka lëshuar një sërë urdhër‑vendimesh, të cilat përfshijnë likuidimin e pagesës së kuotizacioneve të KOKSH‑it,

  • pagesën e ekspertes kontabël për përgatitjen e bilancit të vitit tatimor 2024, shlyerjen e taksave ndaj Bashkisë Tiranë, lëshimin e formularit të akreditimit, si dhe propozimet për Asamblenë Zgjedhore të 31‑të të KOKSH‑it. Gjithashtu, ai i ka përsëritur z. Fatmir Elezi kërkesën për dorëzimin e pajisjeve të dhëna për klasën e mbyllur prej shtatë muajsh nga RST‑ja, si dhe është marrë vendimi për disa nga anëtarët përbërës së Komitetit Ekzekutiv sipas njoftimeve të kryetarëve të klubeve sportive anëtare.

27.03.2025 - Pas një pune këmbëngulëse, Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së, z. Edmond Budo (ZA1U), në bashkëpunim me eksperten kontabël znj. Riveli, përpiluan dhe mbyllën në afat bilancin për vitin tatimor 2024. Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej (ZA5G), i tërhoqi përsëri vëmendjen Sekretarit të Përgjithshëm z. Edmond Budo, për vendosjen e materialeve të blera personalisht nga Presidenti në asetet e FSHR në bilanc, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë akt dhurimi apo sponsorizimi, por bëhet fjalë vetëm për blerje private dhe vënie në dispozicion të pajisjeve për mbarëvajtjen e aktiviteteve, pa asnjë kosto për FSHR dhe jo për dhurime, prandaj bilanci duhet korrigjuar dhe të pasqyrojë realitetin se FSHR përveç vulës, nuk ka asnjë lloj tjetër aseti fizik!

19.03.2025 - Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHR‑së, si pas vendimit të mëparshëm të shumicës së anëtarëve, u mblodh online në platformën MS Teams.

Në zbatim të Nenit 20, pika 1, të Statutit të FSHR‑së, dhe me votimin e shumicës së thjeshtë të delegatëve, u vendos që Komiteti Ekzekutiv të përfaqësohet nga dy (2) anëtarë përfaqësues për secilin klub sportiv radioamator. Po ashtu, kryetarët e klubeve sportive radioamatorë u ngarkuan të paraqesin emrat e anëtarëve përfaqësues në KE. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

13.03.2025 - Për shkak se grupi i punës i përbërë nga z. Fatmir Elezi dhe z. Drini Dervishi, të ngarkuar nga Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej për përpilimin e projekt‑rregullores, bazuar në rregulloren e propozuar nga vetë ato e të përdorur para viteve ’90, nuk e ka nisur ende punën, pavarësisht kërkesave të përsëritura për informacion mbi ecurinë, dhe ka kërkuar një afat shtesë prej tre muajsh, si dhe për shkak se kryetarët e klubeve sportive radioamatorë nuk janë ende të gatshëm për veprimtari organizative, z. Gjonej vendosi shtyrjen e zhvillimit të Kampionatit të 8‑të Kombëtar në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” për datat 21–22 qershor 2025, me datë rezervë 26 korrik 2025. Ky vendim synon të garantojë përgatitjen e duhur teknike dhe organizative, respektimin e rregullores, pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha klubeve, si dhe zhvillimin e një kampionati cilësor dhe të drejtë për të gjithë sportistët radioamatorë.

12.03.2025 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), u është drejtuar me shkrim të gjithë kryetarëve të klubeve sportive radioamatorë anëtare të FSHR‑së, duke kërkuar përgatitjen dhe marrjen e masave organizative për zhvillimin e veprimtarive lokale me rastin e Ditës Botërore të Radioamatorizmit, më 18 prill 2025, si dhe për 100‑vjetorin e krijimit të Unionit Ndërkombëtar të Radioamatorëve (IARU).

Qëllimi i këtyre veprimtarive është promovimi i radioamatorizmit në nivel lokal dhe kombëtar, përfshirja e brezave të rinj, forcimi i bashkëpunimit mes klubeve, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për rolin historik dhe teknik të radioamatorëve në shoqëri. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

06.03.2025 - Në bazë të Nenit 17, pika 3, të Statutit të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), disa anëtarë kanë kërkuar përfshirjen në rendin e ditës të diskutimit mbi problematikat e krijuara nga mosmarrëveshjet lidhur me zbatimin e saktë të rregullores së Kampionateve Kombëtare dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, si dhe mbi pengesat e krijuara në punën e Komitetit Ekzekutiv (KE) nga individë të paaftë, të cilët kanë ndikuar negativisht në funksionimin e rregullt të strukturave drejtuese. Duke marrë në konsideratë se aktualisht mbi 50% e përbërjes së KE‑së përbëhet nga anëtarë të të njëjtit klub sportiv radioamator – Radio‑Sport Elbasani, dhe se kjo situatë mund të krijojë ndikime të jashtme, konflikte interesi, presione të ndryshme, si dhe mungesë balancimi institucional, Presidenti i FSHR z. Florian Gjone ka propozuar që në të ardhmen Komiteti Ekzekutiv të përfaqësohet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, nga një (ose dy) anëtarë për secilin klub sportiv radioamator, për të garantuar transparencë, paanshmëri, funksionim të drejtë dhe vendimmarrje të balancuar në interes të sportit të radioamatorizmit në Shqipëri. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

23.02.2025 - Pavarësisht qëndrimit të bërë të qartë në mënyrë të përsëritur nga Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej ndaj veprimeve të Martti Laine (OH2BH), të cilat kanë ndikuar negativisht në sportin e radioamatorizmit në shumë vende të botës - veçanërisht në Shqipëri, dhe më pas edhe në Kosovë - me nismën e z. Fatmir Elezi (ZA1RR), kryetar i “Radio‑Sport Tirana”, së bashku me z. Fatos Demeti (ZA1F), znj. Elvira Shërali (ZA1EM), kryetare e “Radio‑Sport Elbasani”, z. Kujtim Çela (ZA4KC), kryetar i “Radio‑Sport Kruja”, znj. Anila Shati (ZA1AK), znj. Mimoza Balliu (ZA1MB), të dyja radioamatore të “Radio‑Sport Elbasani” u zhvillua në Prishtinë një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Radioamatorëve të Kosovës, me synimin për të organizuar në të ardhmen veprimtari të përbashkëta me personin e sipërpërmendur.

Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), përgëzoi të gjitha veprimtaritë që inkurajojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e brezave të rinj dhe të sportit të radioamatorizmit në tërësi, megjithatë, ai dënoi veprimet e tilla të ndërmarra për arsye personale dhe interesa të ngushta, duke theksuar se këto praktika kanë ndodhur rregullisht gjatë 30 viteve të fundit, dhe nuk sjellin asnjë të mirë për sportin e radioamatorizmit në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas tij, veprime të tilla vetëm e dëmtojnë dhe e pengojnë zhvillimin e sportit, si dhe largojnë të rinjtë nga sporti i radioamatorizmit, duke cenuar integritetin dhe misionin edukues të komunitetit.

20.02.2025 - Pas shumë kërkesave të përsëritura gjatë dy viteve të fundit, kjo datë u përcaktua si afati i fundit për kryetarët e klubeve sportive radioamatore për mbledhjen e kuotave simbolike të anëtarësimit të prapambetura nga vitet 2023 dhe 2024, si dhe të kuotave për vitin 2025 për sportistët radioamatorë që kërkojnë të federohen.

FSHR thekson se mbledhja e kuotave të anëtarësimit është një detyrim statutor, i domosdoshëm për funksionimin administrativ të federatës, për mbështetjen e aktiviteteve sportive dhe për garantimin e pjesëmarrjes së rregullt të sportistëve në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

04.02.2025 - Me kërkesë të disa anëtarëve që mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së të zhvillohej “ballë për ballë” dhe “sy për sy”, me pretendimin se ky format do t’u mundësonte të shprehnin më qartë mendimet dhe shqetësimet - megjithëse nuk kishin paraqitur paraprakisht asnjë pyetje, kërkesë apo propozim me shkrim - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), organizoi sot në Tiranë një takim fizik. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm, për herë të parë pas 26 muajsh mungesë, edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, i cili mbajti protokollin e mbledhjes sipas funksioneve të përcaktuara në Statutin e FSHR‑së.

Gjatë mbledhjes, në vend që të diskutoheshin 10 çështjet e rendit të ditës, të cilat ishin vënë të pranishmëve disa javë përpara në dispozicion dhe me rëndësi të madhe për zhvillimin e sportit të radioamatorizmit, biseda u devijua në tema të parëndësishme dhe me karakter personal, pa vlerë konkrete për komunitetin e radioamatorëve apo për funksionimin institucional të FSHR‑së, si dhe pati pretendime që nuk kanë pasur kohë ti lexojnë ato 10 çështje paraprakisht.

Për deklaratat e pavërteta dhe akuzat e bëra nga disa anëtarë, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej u kërkoi atyre që ato të paraqiteshin me shkrim, pasi në të kundërt konsiderohen llafe të kota dhe shpifje, të papranueshme në një mbledhje institucionale.

Në mbyllje të mbledhjes, znj. Anila Shati deklaroi tërheqjen e saj nga çdo funksion në “Radio‑Sport Elbasani” dhe si anëtare e Komitetit Ekzekutiv. Tërheqja e saj u pranua.

Gjithashtu, anëtarët z. Fatmir Elezi dhe z. Drini Dervishi shprehën pretendimin se rregullorja e Kampionatit Kombëtar në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, e miratuar në korrik 2023, si dhe ajo e IARU‑së, ishin të pavlefshme, duhej të hidhen në kosh dhe se duhej të zëvendësoheshin. Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, i ngarkoi ata të hartonin një projekt‑rregullore, sipas pretendimeve të tyre, bazuar në modelet para ndryshimeve politike në Shqipëri, kur - sipas shpjegimit të z. Elezi - një sportisti radioamator i nevojiteshin të paktën dhjetë vite pjesëmarrje për të arritur kualifikimin në kampionat.

Projekti i tyre do të shqyrtohet në një mbledhje të ardhshme të Komitetit Ekzekutiv.

31.01.2025 - Në bazë të thirrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) për projekte në fushën e sportit, në kuadër të fondit GRANT për federatat jo‑olimpike,

Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej dorëzoi pranë protokollit të MAS, me nr. prot. 1334, formularin zyrtar të aplikimit. Aplikimi përfshin 8 projekte gjithëpërfshirëse, të hartuara për të gjitha grupmoshat, të gjitha fushat dhe disiplinat kryesore të sportit të radioamatorizmit, zhvillimin e aktiviteteve për vitin 2025, si dhe një plan afatgjatë për mbështetjen dhe rritjen e klubeve sportive të radioamatorëve në rrethe. Ky aplikim synon të sigurojë mbështetje institucionale për zhvillimin e sportit të radioamatorizmit, rritjen e kapaciteteve teknike, edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e strukturave sportive në nivel kombëtar.

25.01.2025 - U publikua njoftimi mbi dy gara të rëndësishme ndërkombëtare: 1. BALKAN HF Contest 2025 - Edicioni i 12-të, që do të zhvillohet më 9 shkurt 2025, nga ora 13:00 deri në 17:00 UTC, në bandat 40 m dhe 80 m, në modalitetet CW dhe SSB. Informacione të detajuara gjenden në faqet WA7BNM Contest Calendar dhe të BFRA dhe 2. CQ WW RTTY WPX Contest - Kampionati botëror në RTTY, që do të zhvillohet nga e shtuna, 8 shkurt 2025, ora 00:00 UTC, deri të dielën, 9 shkurt 2025, ora 23:59 UTC, në bandat 80 m, 40 m, 20 m, 15 m dhe 10 m, në modalitetin RTTY. Rregullat e pjesëmarrjes janë të publikuara në faqen zyrtare CQ WPX RTTY.
22.01.2025 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej shpjegon që rezultatet e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar një ditë më parë, si dhe shpjegimet e detajuara mbi dinamikën e krijuar gjatë Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë HST 2024 në lidhje me rezultatet ekipore, do të përgatiten në një dokument të veçantë. Ky dokument do të shpërndahet tek të gjithë radioamatorët dhe tek institucionet përkatëse, me qëllim informimin e plotë, transparencën dhe sqarimin e çdo keqkuptimi të krijuar. Gjithashtu, z. Gjonej njofton se do të merren masat e nevojshme ndaj personave që pengojnë zhvillimin e sportit të radioamatorizmit, duke cenuar funksionimin e rregullt të aktiviteteve kombëtare dhe integritetin sportiv. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

21.01.2025 - Pretendimet e disa anëtarëve se mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHR‑së duhet të zhvillohet patjetër “ballë për ballë” ose “sy për sy”, me arsyetimin se në formatin online nuk arrijnë të formulojnë pyetje, kërkesa apo propozime, u vlerësuan si të pabazuara për një sërë arsyesh organizative, praktike dhe statutore.

Mbledhja e radhës u zhvillua sot online, në platformën Microsoft Teams, sipas kalendarit të miratuar më 10.01.2025, duke garantuar pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të klubeve pa barrë financiare apo logjistike. Vlen të theksohet se Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej do t'u krijojë këtyre individëve mundësinë për një takim fizik, por vetëm pasi secili prej tyre të paraqesë një agjendë të qartë dhe të strukturuar të çështjeve që dëshiron të diskutojë, në mënyrë që takimi të jetë produktiv, i argumentuar dhe në përputhje me rregullat e funksionimit së organizatave në përgjithësi si dhe Statutit të FSHR‑së.

16.01.2025 - Për shkak se drejtuesja znj. Elvira Shërali i kalon përgjegjësinë z. Drini Dervishi, edhe pas kërkesave të përsëritura, nuk kanë dorëzuar kupën e marrë më 06.10.2024 — kupë e shpallur e pamerituar, pasi nga përllogaritja e re dhe e saktë e rezultateve ekipore, sipas rregullores, ekipi i Elbasanit kalon në vendin e dytë, Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), ka kontaktuar me telefon drejtorin e Klubit Shumësportesh “Elbasani”. Gjatë bisedës, z. Gjonej shpjegoi në detaje situatën e krijuar, vuri në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës, përfshirë vendimet, kërkesat zyrtare, dhe përllogaritjet e rishikuara, meqë drejtuesit e klubit nuk ishin të informuar dhe/ose kishin marrë informacione të pasakta lidhur me renditjen ekipore dhe vlefshmërinë e kupave të shpërndara më 06.10.2024. Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej mbetet i angazhuar për zbatimin e rregullores, transparencën institucionale dhe respektimin e integritetit sportiv në të gjitha aktivitetet kombëtare.
10.01.2025 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), z. Florian Gjonej (ZA5G), ka përcaktuar kalendarin e mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv për vitin 2025. Mbledhjet do të zhvillohen duke filluar nga data 21.01.2025, me ritëm çdo gjashtë javë, ditën e martë, nga ora 18:00 deri në 19:30, në formatin online.

Ky planifikim synon të sigurojë funksionimin e rregullt institucional të FSHR‑së, koordinimin e veprimtarive sportive dhe administrative, përfshirjen e të gjitha klubeve radioamatore në proceset vendimmarrëse. Z. Gjonej rikujtoi edhe një herë, siç ka bërë vazhdimisht prej dy vitesh, se Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, nuk ka qenë asnjëherë prezent në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv dhe nuk është angazhuar fare në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR‑së dhe i kërkoi z. Budo të marrë pjesë rregullisht dhe të përmbushë përgjegjësitë e tij institucionale.

07.01.2025 - Pas kërkesave të përsëritura të Presidentit të FSHR z. Florian Gjonej për dorëzimin e kupës së marrë më 06.10.2024, e shpallur e pamerituar për shkak të përllogaritjes së re dhe të saktë të rezultateve ekipore sipas rregullores, ekipi “Radio‑Sport Burreli”, i cili sipas rillogaritjes kalon në vendin e parë në “Kupën e Shqipërisë 2024 në Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, ka dorëzuar kupën e vendit të dytë. Ky veprim vjen në zbatim të vendimit zyrtar të datës 18.10.2024, ku rezultatet ekipore të 06.10.2024 u shpallën të pavlefshme dhe u publikua renditja e korrigjuar sipas pikës B2.13 të rregullores së Kampionateve HST. Z. Gjonej vlerëson korrektësinë dhe bashkëpunimin e klubit “Radio‑Sport Burreli”, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullores dhe integritetit sportiv në të gjitha aktivitetet kombëtare.

26.12.2024 - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHR) ka dërguar me shkrim kërkesat zyrtare drejtuar klubeve “Radio‑Sport Elbasani” dhe “Radio‑Sport Burreli” për dorëzimin/kthimin e kupave të shpërndara më 06.10.2024 gjatë Kupës së Shqipërisë HST, pasi rezultatet e renditjes ekipore të asaj date janë shpallur të pavlefshme.

Rezultatet e rillogaritura, sipas rregullores dhe në përputhje me pikën B2.13, u shpallën menjëherë pas mbledhjes së kryetarëve të klubeve sportive radioamatorë më 17.10.2024, dhe u publikuan zyrtarisht më 18.10.2024. Meqë deri më tani kërkesat nuk janë marrë parasysh nga kryetarët e klubeve përkatëse, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej njoftoi se ato do të përsëriten, duke kërkuar zbatimin e detyrimeve statutore dhe respektimin e vendimeve të Asamblesë dhe rregullores së Kampionateve HST.

24.12.2024 - Procesi i votimit online për përcaktimin e datës, vendit dhe mënyrës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2024 është mbyllur, pasi morën pjesë 30 votues nga klubet sportive radioamatore. Me 21 vota “pro” dhe 2 vota “ndoshta”, u vendos:

  • 1. Shtyrja e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme për një periudhë më të përshtatshme, dhe

  • 2. Zhvillimi i saj në formatin online, për të garantuar pjesëmarrjen sa më të plotë të anëtarëve të klubeve, duke shmangur kostot e papërballueshme të udhëtimit dhe mungesën e mbështetjes financiare institucionale.

  • Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej falënderoi të gjithë votuesit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces vendimmarrës si dhe ritheksoi që Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo nuk ishte prezent e vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë të përmbushë sipas Statutit të FSHR.

17.12.2024 - Meqë udhëtimi drejt Tiranës, përfshirë rrugën e kthimit dhe shpenzimet totale për pjesëmarrjen e sportistëve radioamatorë të “Radio‑Sport Burreli” dhe “Radio‑Sport Elbasani”, rezultojnë të papërballueshme nga vetë klubet sportive, dhe duke qenë se FSHR‑ja nuk ka mundësi t’i mbulojë këto shpenzime për shkak të mungesës së plotë të fondeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), u vendos që votimi për përcaktimin e datës, vendit dhe mënyrës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2024 të mbahet online.

Ky vendim synon të garantojë pjesëmarrjen e plotë të të gjitha klubeve sportive radioamatorë, duke shmangur barrën financiare të udhëtimit, kursimit të kohës për të gjithë dhe duke siguruar një proces vendimmarrës transparent, të drejtë dhe të aksesueshëm për të gjithë anëtarët e FSHR‑së.

12.12,2024 - Pas disa vështirësive të hasura në gjetjen e një salle të përshtatshme për zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2024, u njoftuan të gjithë radioamatorët anëtarë të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR) se Asambleja do të mbahet më 27 dhjetor 2024, nga ora 15:45 deri në 17:15, në Tiranë.

Ky takim vjetor është i një rëndësie të veçantë për funksionimin institucional të FSHR‑së, për miratimin e dokumenteve statutore, raportimin e veprimtarisë dhe diskutimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e radioamatorizmit sportiv në Shqipëri. Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej fton të gjithë anëtarët të marrin pjesë në këtë mbledhje, duke kontribuar me praninë dhe mendimet e tyre në proceset vendimmarrëse të federatës.

04.11.2024 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej ka nisur kërkimin për salla konferences të përshtatshme për zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2024. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

18.10.2024 - Bazuar në mbledhjen e datës 17.10.2024 me kryetarët e klubeve sportive radioamatorë, u shpallën të pavlefshme rezultatet ekipore të Kupës së Shqipërisë, të zhvilluar më 06.10.2024 në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”. Përllogaritja e re e rezultateve ekipore u krye duke iu përmbajtur në mënyrë rigoroze pikës B2.13 të rregullores për Kampionatet e HST‑së, e cila përcakton qartë mënyrën e kategorizimit të sportistëve dhe alokimit të pikëve në rastet kur ka lëvizje midis kategorive apo mosparaqitje të konkurrentëve.

Me keqardhje, Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G) njoftoi me shkrim klubet “Radio‑Sport Elbasani” dhe “Radio‑Sport Burreli” për dorëzimin e kupave të dhëna më 06.10.2024, pasi rezultatet e asaj date nuk pasqyronin renditjen e saktë sipas rregullores. Sipas renditjes ekipore të rillogaritur:

  • - “Radio‑Sport Burreli” kalon në vendin e parë, duke fituar “Kupën e Shqipërisë 2024 në Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”,

  • - “Radio‑Sport Elbasani” renditet në vendin e dytë.

Ky proces rillogaritjeje u krye në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke respektuar standardet e IARU‑së dhe rregulloren e FSHR‑së, me qëllim garantimin e një renditjeje të drejtë dhe të bazuar në kriteret zyrtare të garës.

17.10.2024 - Mosparaqitja e disa sportistëve radioamatorë gjatë Kampionatit Kombëtar në Burrel shkaktoi keqkuptime në lidhje me zbatimin e rregullores e pjesëmarrjes në kategoritë përkatëse, duke sjellë pasoja të tilla si presione dhe akuza individuale, mosmarrëveshje dhe kontestime të rezultateve ekipore.

Pak ditë më vonë, gjatë Kampionatit Botëror IARU HSTWC 2024, Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G), diskutoi këtë problematikë me përfaqësuesit më të lartë të IARU‑së, të cilët dhanë një qëndrim të qartë dhe të paekuivok: lëvizjet e sportistëve midis kategorive shkaktojnë ndryshime në alokime dhe kërkojnë domosdoshmërisht përllogaritje të reja për renditjen ekipore.

Për këto arsye, më 17.10.2024 u zhvillua një mbledhje zyrtare me pjesëmarrjen e z. Florian Gjonej – President i FSHR‑së, znj. Zhulieta Hoti – “Radio‑Sport Burreli”, znj. Elvira Shërali – “Radio‑Sport Elbasani”, z. Kujtim Çela – “Radio‑Sport Kruja”, z. Gjon Gjoni – “RadioKlub Partizani”, z. Fatmir Elezi – Shoqata Kombëtare e Radioamatorëve Shqiptarë.

Qëllimi i mbledhjes ishte shqyrtimi dhe sqarimi i rregullores, në veçanti i pikës B2.13, që lidhet me kategorizimin e sportistëve gjatë Kampionatit Kombëtar. Pas sqarimit të detajuar të pikës B2.13, të gjithë kryetarët e klubeve vendosën unanimisht se: pavarësisht plotësimit fillestar të kategorive me të paktën tre konkurrentë, për shkak të mosparaqitjes së shtatë sportistëve, përllogaritja e pikëve për Kupën e Shqipërisë në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” duhet të bëhet veçmas, duke zbatuar rregulloren dhe duke alokuar konkurrentët në kategoritë e tyre origjinale sipas moshës për renditjen ekipore.

Në ditët në vijim, me ndihmën e IARU‑së, FSHR‑ja do të kryejë përllogaritjen e re të rezultateve të Kampionatit të 7‑të Kombëtar dhe të Kupës së Shqipërisë në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”. Në rast se konstatohen ndryshime në renditjen ekipore, rezultatet e datës 06.10.2024 shpallen të pavlefshme dhe do të publikohen rezultatet e korrigjuara brenda maksimumi dy javësh. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

16.10.2024 - Për shkak të mungesës së plotë të mbështetjes financiare nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për vitin kalendarik 2024, Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), z. Florian Gjonej (ZA5G), me shpenzime personale, ka blerë më 24 shtator 2024, me faturat përkatëse, pajisjet e mëposhtme të domosdoshme për zhvillimin e aktivitetit stërvitor dhe edukativ të radioamatorizmit: Kufje profesionale, Tasto CW paddle, Amplifikatorë zëri dhe Switch zëri stereo. Këto pajisje dhe materiale pune e mësimi, të cilat mbeten pronë personale e Presidentit të FSHR‑së derisa Federata ndoshta do të ketë mundësi t’i likujdojë, iu dorëzuan kryetarit të SHKRSH/“Radio‑Sport Tirana”, z. Fatmir Elezi (ZA1RR), për përdorim në klasën e re të radioamatorizmit pranë Sheshit “Wilson” në Tiranë me procesverbal. Kjo klasë, sot për sot e vetmja e këtij lloji e ngritur pas ndryshimeve politike në Shqipëri, është realizuar me shpenzime personale nga vetë drejtuesi i saj dhe shërben si qendër stërvitore për sportistët radioamatorë, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e brezit të ri të radioamatorëve shqiptarë. Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej, i uron suksese kësaj nisme të rëndësishme dhe fton të gjithë të interesuarit për sportin e radioamatorizmit të kontaktojnë përmes emailit, telefonit ose drejtpërdrejt në:   për tu regjistruar në këtë sport dje veprimtari të shumëllojshme.

09-13.10.2024 - Ekipi Kombëtar i Shqipërisë, përfaqësues i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), mori pjesë në Kampionatin Botëror të 20‑të IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, duke arritur rezultate të kënaqshme në garat individuale dhe ekipore. Pjesëmarrja në këtë aktivitet botëror konfirmoi përkushtimin dhe potencialin e sportistëve radioamatorë shqiptarë, të cilët, pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe mungesës së përgatitjes së plotë stërvitore, arritën të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Shpresohet që në të ardhmen sportistët radioamatorë të zhvillojnë përgatitje stërvitore të plota dhe të vazhdueshme, me synimin për të arritur rezultate edhe më të mira në kampionatet e ardhshme.

Mbështetja financiare për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror u sigurua nga:

  • - Klubi “Radio‑Sport Elbasani”,

  • - Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej (ZA5G),

  • - Anëtari i “RadioKlub Shkodra”, z. Helidon Gjonej (ZA5H).

Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej shpreh mirënjohjen e thellë për këtë kontribut të rëndësishëm, i cili bëri të mundur pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë aktivitet botëror.

09.10.2024 - Ekipi Kombëtar i Shqipërisë, përfaqësues i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), pas një udhëtimi me shumë peripeci, transfertash të vështira dhe të lodhshme, nga aeroporti i mbërritjes në Paris drejt një aeroporti tjetër në të njëjtin qytet, por 120 km larg në jug të Parisit, si dhe pas ndalimeve nga autoritetet kufitare në aeroporte, më në fund arriti të zbarkojë në Tunis, Tunizi dhe të marrë vizat tuniziane.

Mbërritja në Hammamet, vendi ku zhvillohet Kampionati Botëror i 20‑të IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, u realizua pas mesnate, pas rreth 20 orësh shumë të lodhshme fluturimesh, peripecish dhe udhëtimesh me mjete të ndryshme. Pavarësisht vështirësive të mëdha logjistike, vonesave konsullore dhe sfidave të udhëtimit, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej vlerëson përkushtimin dhe durimin e sportistëve të Ekipit Kombëtar, të cilët arritën të jenë në kohë në vendin e grumbullimit e zhvillimit të kampionatit botëror, duke garantuar përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të radioamatorizmit.

09.10.2024 - Në një takim të shkurtër dhe shumë të përzemërt, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), z. Fidel Ylli, i dhuroi Presidentit të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), z. Florian Gjonej (ZA5G), bluzat zyrtare me logon “Team Albania” dhe logon e FSHR‑së, të destinuara për Ekipin Kombëtar të Shqipërisë që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të 20‑të IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”.

Pavarësisht vonesave të mëdha të shkaktuara nga konfirmimi i vonuar i Ambasadës Tuniziane për pajisjen me vizat, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej arriti të sigurojë biletat e avionit me transfertë përmes dy aeroporteve franceze në Paris — një itinerar që përbën vetë një sfidë shumë të vështirë dhe stresuese, për shkak të domosdoshmërisë për të kaluar në kohë nga aeroporti i mbërritjes nga Tirana në aeroportin tjetër të nisjes për në Tunizi, i cili ndodhet rreth 120 km larg.

Megjithë vështirësitë logjistike dhe presionin kohor, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej mbetet i përkushtuar për të siguruar pjesëmarrjen e rregullt dhe dinjitoze të Ekipit Kombëtar të Shqipërisë në arenën botërore të radioamatorizmit.

07.10.2024 - Pas shumë komunikimesh me njësi të ndryshme diplomatike, vetëm dy ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të 20‑të IARU HSTWC 2024, Ambasada Tuniziane në Athinë (Greqi) dhe Ambasada Tuniziane në Vjenë (Austri) konfirmuan se sportistët radioamatorë shqiptarë do të pajisen me vizat tuniziane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Tunisit, Tunizi. Ky konfirmim, megjithëse i ardhur shumë vonë, siguron mundësinë e pjesëmarrjes së znj. Anila Shati, znj. Elvira Shërali, znj. Mimoza Balliu dhe z. Fatos Demeti, të shoqëruar nga Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej në këtë aktivitet ndërkombëtar të nivelit më të lartë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të zhvillohet më 9–13 tetor 2024 në Tunizi, Afrikë.

Megjithëse procedurat konsullore u zgjatën përtej çdo parashikimi dhe krijuan vështirësi të konsiderueshme organizative, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej shpreson akoma për më të mirën dhe mbetet e angazhuar për të garantuar përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën botërore të radioamatorizmit.

05-06.10.2024 - Me mbështetjen financiare të pesë anëtarëve të klubit sportiv radioamator “Radio‑Sport Burreli”, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej organizoi në Burrel Kampionatin e 7‑të Kombëtar të Radioamatorizmit dhe Kupën e Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” për vitin 2024 ku titullin Kampione e Vendit për Femra e fitoi znj. Elvira Shërali, ZA1EM, e ekipit “Radio‑Sport Elbasani”, ndërsa titullin Kampion i Vendit për Meshkuj e mori z. Kujtim Çela, ZA4KC, i ekipit “Radio‑Sport Kruja”.

Garat individuale nisën me pesë kategori të plota dhe 18 sportistë radioamatorë të regjistruar për pjesëmarrje. Megjithatë, për shkak të mosparaqitjes pa arsye të pesë sportistëve, rezultatet e përllogaritjeve në rang ekipesh u deformuan, duke ndikuar në renditjen e ekipeve për Kupën e Shqipërisë.

Pas zhvillimit të Kampionatit Botëror IARU HSTWC 2024, Presidenti i FSHR‑së, së bashku me kryetarët e klubeve, do të organizojë një mbledhje zyrtare për marrjen e një vendimi mbi këtë çështje dhe për përllogaritjen e re të rezultateve ekipore për Kupën e Shqipërisë.

18.09.2024 - Ambasada Tuniziane në Athinë, Greqi, i dha Presidentit te FSHR z. Florian Gjonej përgjigje pozitive në lidhje me lëshimin e vizave tuniziane për anëtarët e Ekipit Kombëtar të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR): znj. Anila Shati, znj. Elvira Shërali, znj. Mimoza Balliu dhe z. Fatos Demeti, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të zhvillohet më 9–13 tetor 2024 në Tunizi, Afrikë.

Ky konfirmim nga autoriteti konsullor kompetent për shtetasit shqiptarë përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përgatitjes së udhëtimit dhe pjesëmarrjes së ekipit në arenën botërore. Pritja për përfundimin e procedurave të vizave vazhdon, ndërsa Presidenti i FSHR z. Gjonej mbetet në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Tuniziane në Athinë për të siguruar pajisjen e rregullt dhe në kohë të sportistëve me dokumentacionin e nevojshëm.

18.09.2024 - Kryesia e klubit sportiv radioamator “Radio‑Sport Burreli” dorëzoi, me shumë vonesë dhe vetëm pas kërkesave të përsëritura të Presidentit z. Florian Gjonej, listën prej tetë sportistësh radioamatorë që do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të zhvillohen më 5–6 tetor 2024 në qytetin e Burrelit. Dorëzimi i vonuar i listës ka krijuar vështirësi në procesin organizativ, por megjithatë FSHR konfirmon se të gjithë sportistët e paraqitur do të përfshihen në garë, në përputhje me rregullat dhe standardet e federatës dhe të IARU‑së.

Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej vlerëson angazhimin e klubeve pjesëmarrëse dhe vijon punën për të garantuar një aktivitet kombëtar të organizuar në mënyrë profesionale dhe transparente. Fatkeqësisht Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të ketë mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

17.09.2024 -  Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), iu drejtua zyrtarisht dhe në mënyrë të përsëritur Ambasadës Tuniziane në Athinë, Greqi, për të marrë informacion të detajuar mbi procedurën konsullore që duhet ndjekur në lidhje me kërkesën për vizat tuniziane për anëtarët e Ekipit Kombëtar të planifikuar të marrin pjesë në Kampionatin Botëror IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të zhvillohet më 9–13 tetor 2024 në Tunizi, Afrikë.

16.09.2024 - Të gjitha ekipet sportive radioamatore, me përjashtim të “Radio-Sport Burreli”, dorëzuan listat e sportistëve radioamatorë që do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të zhvillohen më 5–6 tetor në qytetin e Burrelit.

13.09.2024 - Në mungesë të plotë të fondeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) për vitin 2024, dhe në pamundësi për të organizuar veprimtari pa mbështetje financiare, në një periudhë vështirësish ekonomike ku edhe vetë ekzistenca e FSHR‑së rrezikohej, pesë anëtarë të klubit sportiv radioamator “Radio‑Sport Burreli” – DK (financiere), MK, ZD (mësuese), RS dhe znj. Zhulieta Hoti (kryetare e klubit) – sponsorizuan pjesërisht, me shumën prej 49.700 lekësh, shpenzimet e parashikuara për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të mbahen më 5–6 tetor 2024 në qytetin e Burrelit.

Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej, Kryesia e FSHR‑së dhe të gjithë anëtarët e saj shprehin mirënjohjen e sinqertë për këtë kontribut të çmuar, që mundëson vazhdimësinë e aktivitetit kombëtar dhe ruajtjen e traditës së radioamatorizmit sportiv në Shqipëri.

12.09.2024 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), iu drejtua zyrtarisht Ambasadës Tuniziane në Athinë, Greqi, për të marrë informacion mbi procedurën që duhet ndjekur në lidhje me kërkesën për vizat tuniziane për anëtarët e Ekipit Kombëtar të planifikuar të marrin pjesë në Kampionatin Botëror IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të zhvillohet më 9–13 tetor 2024 në Tunizi, Afrikë.

11.09.2024 - Misionet diplomatike në Bashkimin Evropian, si dhe ambasadat dhe konsullatat e Tunizisë në Serbi, Itali dhe Austri, i konfirmuan Presidentit të FSHR z. Florian Gjonej, se vetëm Ambasada Tuniziane në Athinë, Greqi, është përgjegjëse për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe ka kompetencat e nevojshme për lëshimin e vizave tuniziane për anëtarët e Ekipit Kombëtar të FSHR‑së.

09.09.2024 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), z. Florian Gjonej (ZA5G), vijon përgatitjet për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të 20‑të IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të mbahet më 9–13 tetor 2024 në Nabeul, Tunizi.

05.09.2024 - Megjithëse, për shkak të mungesës së fondeve dhe problemeve të tjera organizative, Ekipi Kombëtar nuk është përcaktuar ende, Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), z. Florian Gjonej (ZA5G), njoftoi Organizatën Kombëtare Antidoping (OKAD) për zhvillimin e Kampionatit Botëror të 20‑të IARU HSTWC 2024 – “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, që do të mbahet më 9–13 tetor 2024 në Nabeul, Tunizi, Afrikë.

05.09.2024 - Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), njoftoi sportistët radioamatorë të të gjitha klubeve sportive të radioamatorizmit në vend për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”. Aktivitetet do të mbahen më 5-6 tetor 2024 në qytetin e Burrelit, në përputhje me kalendarin sportiv të FSHR‑së dhe standardet ndërkombëtare të IARU‑së për garat HST.

04.09.2024 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR), z. Florian Gjonej (ZA5G), njoftoi Organizatën Kombëtare Antidoping (OKAD) për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”. Ky njoftim u bë në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregulloret kombëtare për garantimin e integritetit sportiv dhe kontrollit antidoping në të gjitha aktivitetet sportive zyrtare të Federatës.

04.09.2024 - Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej i dërgoi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe avokatit mbrojtës të gjithë materialin e dokumentuar në lidhje me Kampionatin Botëror të 19‑të IARU HSTWC 2023, duke përfshirë kërkesën për informacion nga FSHR dhe vërtetimin me shkrim të IARU‑së që konfirmon statusin zyrtar “World Championship”. Ky hap synon të sigurojë transparencë të plotë dhe mbrojtje ligjore për kërkesën e sportistëve radioamatorë shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare. Pritet një përgjigje pozitive nga MAS; në të kundërt, FSHR do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë dhe mediatikë për mbrojtjen e të drejtave të sportistëve dhe për zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

29.08.2024 - Avokati i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit (FSHR) zhvilloi një takim formal pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) në lidhje me shpërblimet për sportistët radioamatorë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror IARU HSTWC 2023.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e MAS pretenduan se ky aktivitet nuk përbën një Kampionat Botëror, pavarësisht se IARU (International Amateur Radio Union) e ka konfirmuar zyrtarisht statusin “World Championship” për këtë garë, e cila zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e ekipeve kombëtare nga dhjetëra vende anëtare.

Ky qëndrim i MAS bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sportit të radioamatorizmit dhe me praktikat e njohura nga federatat homologe evropiane, duke krijuar një mospërputhje institucionale që dëmton vlerësimin e sportistëve shqiptarë për rezultatet e tyre të larta në arenën botërore.

15.07.2024 - Për shkak të mungesës së fondeve të nevojshme për organizimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, të planifikuara fillimisht më 13–14 prill 2024, më pas më 18–19 maj 2024, dhe më vonë më 16–17 gusht 2024, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej vendosi shtyrjen e këtyre aktiviteteve të rëndësishme për datat 5-6 tetor 2024. Ky vendim synon të garantojë zhvillimin e garave kombëtare në kushte optimale, me pjesëmarrje të plotë të sportistëve radioamatorë nga e gjithë Shqipëria dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të IARU‑së për disiplinën HST.

10.06.2024 - Kampionati Botëror “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” do të zhvillohet më 9–13 tetor 2024 në Nabeul, Tunizi. Ky kampionat, që organizohet për herë të parë në kontinentin afrikan, përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e sportit të radioamatorizmit në nivel global dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar midis federatave anëtare të IARU‑së. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHR) do të ketë pjesëmarrje dhe përfaqësim në këtë aktivitet vetëm nëse sigurohen fondet e nevojshme, qoftë nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), qoftë nga donatorë të mundshëm.

Për këtë qëllim, Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej (ZA5G), ka vendosur të hapë një fushatë GoFundMe në adresën: : https://www.gofundme.com/f/albania-amateur-radio-20th-iaru-hst-world-champ si dhe ka vendosur një kod QR në krye të faqes zyrtare të internetit të FSHR, duke ftuar të gjithë radioamatorët dhe mbështetësit ta shpërndajnë atë për të ndihmuar në realizimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë kampionat historik.

Mbështetja e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, për çfarëdo iniciative vazhdon të jetë jo‑ekzistuese, duke reflektuar mungesë të plotë angazhimi në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

01.06.2024 - Më 28–30 qershor 2024, në Friedrichshafen, Gjermani, zhvillohet “HAM RADIO 2024 – International Amateur Radio Exhibition”, e organizuar nga DARC, një nga ngjarjet më të mëdha të radioamatorëve në Evropë. Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash, prezantim teknologjish të reja dhe forcim bashkëpunimesh ndërkombëtare në fushën e radioamatorizmit. Për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) nëpërmjet buxhetit të shtetit, Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej (ZA5G), dhe Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Radioamatorëve Shqiptarë (SHKRSH), z. Fatmir Elezi (ZA1RR), do të përfaqësojnë FSHR‑në në këtë ekspozitë me shpenzimet personale. Nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, nuk u ndërmor asnjë hap për përgatitjen apo dërgimin e kërkesave zyrtare ndaj institucioneve për mbështetje financiare, duke dëshmuar edhe një herë mungesë angazhimi dhe përgjegjësie në përmbushjen e detyrave të tij statutore.

30.05.2024 - Në mungesë të reagimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) lidhur me shpërblimet për sportistët radioamatorë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHR) kontaktoi studio ligjore dhe juristë për të siguruar mbështetjen e kërkesës së ligjshme të sportistëve radioamatorë, dhe nëse do të jetë e nevojshme, ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore.

Ky hap u ndërmor për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të sportistëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë me rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare në respektimin e ligjit. Edhe në këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së z. Edmond Budo, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në mbështetje të kësaj nisme dhe vazhdon të mos jetë aktiv në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR, duke lënë të gjitha përgjegjësitë dhe veprimet mbi Presidentin.

30.05.2024 - Në mungesë të reagimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) lidhur me shpërblimet për sportistët radioamatorë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHR) kontaktoi studio ligjore dhe juristë për të siguruar mbështetjen e kërkesës së ligjshme të sportistëve radioamatorë, dhe nëse do të jetë e nevojshme, ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore.

Ky hap u ndërmor për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të sportistëve në respektimin e ligjit .

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së, z. Edmond Budo, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në mbështetje të kësaj nisme dhe vazhdon të mos jetë aktiv në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit të FSHR, duke lënë të gjitha përgjegjësitë institucionale mbi Presidentin dhe stafin teknik.

04.04.2024 - Bazuar në Ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”, të ndryshuar me VKM nr. 789, datë 15.12.2021, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre”, dhe në mungesë të një përgjigjeje pozitive nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), përsëriti kërkesën zyrtare ndaj MAS, duke vendosur edhe një afat të caktuar për realizimin e shpërblimeve të sportistëve radioamatorë elitarë në lidhje me Kampionatin Botëror HST 2023.

03.04.2024 - Për shkak të mungesës së fondeve të nevojshme për organizimin e Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, të planifikuara fillimisht më 13-14 prill 2024 dhe më pas më 18–19 maj 2024, Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej (ZA5G), vendosi shtyrjen e këtyre aktiviteteve të rëndësishme për datat 16–17 gusht 2024. Ky vendim u mor për të garantuar zhvillimin cilësor të garave kombëtare, në përputhje me standardet ndërkombëtare të IARU‑së, dhe për të siguruar pjesëmarrjen e plotë të sportistëve radioamatorë nga e gjithë Shqipëria.

27.03.2024 - Mbyllja e bilancit të vitit 2023 dhe dorëzimi i tij pranë organeve tatimore u krye brenda afateve ligjore ku Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, në bashkëpunim me eksperten kontabël, znj. Riveli, kanë përpiluar bilancin për vitin tatimor 2023. Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej (ZA5G), i tërhoqi vëmendjen Sekretarit të Përgjithshëm z. Edmond Budo, për vendosjen e materialeve të blera personalisht nga Presidenti në asetet e bilancit, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë akt dhurimi apo sponsorizimi, por bëhet fjalë vetëm për blerje private dhe vënie në dispozicion të pajisjeve për mbarëvajtjen e aktiviteteve, pa asnjë kosto për FSHR dhe jo për dhurime!

Kërkesa e Presidentit të FSHR‑së, z. Florian Gjonej, për pezullimin e Taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe të Taksës për tarifën e pastrimit, me argumentin se FSHR nuk ka seli reale fizike, por vetëm seli virtuale për NIPT‑in, nuk ka pasur punonjës të punësuar dhe nuk ka përfituar fonde fikse nga MAS përmes buxhetit të shtetit, mori përgjigje negative me telefon nga Bashkia Tiranë, e cila deklaroi se kërkesa nuk mund të merret parasysh.

27.03.2024 - Bazuar në Ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”, të ndryshuar me VKM nr. 789, datë 15.12.2021, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre”, si dhe në Ligjin nr. 105/2020, pikat 4, 6, 9, 15, 16 dhe 17 për veprimtaritë kombëtare zyrtare, Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej (ZA5G), i kërkoi me shkresë Bashkive të Elbasanit dhe të Krujës zbatimin e ligjit në lidhje me shpërblimet për sportistët radioamatorë elitarë, për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë vitit 2023 dhe veçanërisht në Kampionatin Kombëtar.

Fatkeqësisht, Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së, z. Edmond Budo, nuk denjon të shkojë nga Tirana në Elbasan apo në Krujë për të biseduar personalisht mbi këtë problematikë, duke shprehur mosbesim në aftësinë e bashkive për të kryer detyrat e tyre sipas ligjit. Ky qëndrim vështirëson bashkëpunimin institucional dhe pengon ecjen përpara në përmbushjen e detyrave dhe funksioneve të përcaktuara sipas Statutit të FSHR.

14.02.2024 - Bazuar në Ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”, të ndryshuar me VKM nr. 789, datë 15.12.2021, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), pas përgjigjes negative të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), përsëriti kërkesën për shpërblimet e sportistëve radioamatorë elitarë dhe trajnerëve të tyre, për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë vitit 2023 dhe veçanërisht në Kampionatin Botëror HST 2023. Pavarësisht përpjekjeve të Presidentit z. Gjonej, indiferentizmi dhe mosbesimi për arritjen e objektivave në zbatim të ligjit nga MAS, i Sekretarit të Përgjithshëm z. Edmond Budo, si dhe mosreagimi i tij për të shkuar dhe biseduar me MAS mbi këtë problematikë, vështirësojnë bashkëpunimin dhe ecjen përpara në përmbushjen e detyrave dhe funksioneve të përcaktuara sipas Statutit të FSHR.

20.12.2023 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), përpiloi dhe dërgoi relacionet narrative të aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), në përputhje me kërkesat ligjore dhe administrative për raportimin e veprimtarive sportive.

Fatkeqësisht, kjo detyrë që sipas Statutit të FSHR i takon Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, u krye personalisht nga Presidenti z. Florian Gjonej, pasi z. Budo nuk është aktiv në asnjë lloj mënyre dhe nuk ka përmbushur detyrimet e tij statutore meqë vazhdon të qëndrojë plotësisht indiferent ndaj çdo procesi administrativ dhe organizativ të Federatës.

05.12.2023 - Bazuar në Ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”, të ndryshuar me VKM nr. 789, datë 15.12.2021, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), i kërkoi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) shpërblimet për sportistët radioamatorë elitarë dhe trajnerët e tyre, për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë vitit 2023, veçanërisht në Kampionatin Botëror HST 2023. Në një bisedë telefonike informuese me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Edmond Budo, ky i fundit shfaqi pesimizëm në lidhje me kërkesën e bërë ndaj MAS, duke treguar edhe një herë mungesë angazhimi dhe motivimi në përmbushjen e detyravee funksioneve që i takojnë sipas Statutit të FSHR.

16.12.2023 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), zhvilloi në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHR‑së. Pjesëmarrja e anëtarëve ishte e kënaqshme, megjithëse grumbullimi i pjesëmarrësve solli kosto relativisht të larta, të cilat, për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), përbëjnë një problem të vazhdueshëm për zhvillimin normal të aktiviteteve të Federatës.

Në mbledhje mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Budo, i cili nuk kishte përgatitur asnjë temë për diskutim, por mbajti një fjalim të shkurtër mbi punën e tij në vendosjen e hyrje‑daljeve të llogarive bankare në një fletë Excel‑i. Me këtë rast, Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, i kërkoi rishtas z. Budo kryerjen e detyrave e funksioneve të tjera që i përkasin Sekretarit të Përgjithshëm sipas Statutit të FSHR, duke i rikujtuar se ende nuk ka zbardhur dhe dorëzuar protokollin e mbledhjes së datës 29.12.2022, si dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv, siç e kërkon Statuti.

15.11.2023 - Presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, z. Florian Gjonej (ZA5G), njoftoi të gjithë radioamatorët anëtarë për datën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHR‑së, në përputhje me dispozitat statutore dhe kalendarin vjetor të veprimtarive të Federatës.

11.10.2023 - Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHR, Presidenti z. Florian Gjonej analizoi aktivitetin e zhvilluar që nga fillimi i vitit, si dhe vendimet e marra për mbështetjen e vazhdueshme të Federatës. Presidenti informoi anëtarët e KE për kontributin e tij personal në sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të FSHR‑së, të cilat janë blerë me kursimet e tij personale dhe mbeten pronë e tij, por përdoren nga Federata pa asnjë detyrim apo qira përdorimi, vetëm për qëllime sportive dhe organizative për të mirën e mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive.

Megjithëse Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, i është kërkuar disa herë të merrte pjesë në mbledhje, ai nuk ishte i pranishëm dhe nuk ka zbardhur apo dorëzuar ende protokollin e mbledhjes së datës 29.12.2022, si dhe nuk ka kryer detyrat e funksionet e tjera të përcaktuara sipas Statutit të FSHR e vazhdon të qëndrojë plotësisht indiferent ndaj çdo procesi administrativ dhe organizativ të Federatës.

09-13.09.2023 - Ekipi Kombëtar i Shqipërisë, me mbështetjen kryesisht të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe pjesërisht të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), i shoqëruar nga Presidenti i FSHR-së z. Florian Gjonej, mori pjesë në Kampionatin Botëror të 19‑të IARU HSTWC 2023, zhvilluar në Primorsko, Bullgari, me një përbërje prej gjashtë sportistësh radioamatorë elitarë.

Ekipi Kombëtar i Shqipërisë u rendit në vendin e 6‑të në botë, ndërsa rezultatet individuale të sportistëve në disiplinat përkatëse varionin nga vendi i 3‑të deri në vendin e 9‑të në botë, duke përfaqësuar me dinjitet dhe nivel të lartë teknik sportin e radioamatorizmit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

02-03.09.2023 - Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej organizoi në Elbasan Kampionatin e 6‑të Kombëtar të Radioamatorizmit dhe Kupën e Shqipërisë në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”. Titullin “Kampione e Vendit” për femra e fitoi znj. Anila Shati, e ekipit Radio‑Sport Elbasani, ndërsa titullin “Kampion i Vendit” për meshkuj e fitoi z. Kujtim Çela, i ekipit Radio‑Sport Kruja. Kupën e Shqipërisë në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” e fitoi ekipi Radio‑Sport Burreli, ndërsa RadioKlub Partizani dhe Radio‑Sport Kruja u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Aktiviteti u zhvillua në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare të IARU‑së për kampionatet HST, duke garantuar standarde të larta organizimi dhe korrektësi sportive.

Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, i kërkoi rishtas Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo – i cili ishte prezent por nuk mori pjesë në gara – zbardhjen dhe dorëzimin e protokollit të mbledhjes së datës 29.12.2022 sipas Statutit të FSHR, si dhe i kërkoi pjesëmarrjen e rregullt në mbledhjet e KE dhe kryerjen e detyrave statutore.

09.08.2023 - Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHR, Presidenti z. Florian Gjonej ritheksoi detyrat e anëtarëve të KE dhe rëndësinë e angazhimit aktiv për rritjen e numrit të anëtarëve në klubet radioamatorë. Presidenti njoftoi gjithashtu se i ka kërkuar rishtas Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo – i cili nuk mori pjesë në mbledhje – zbardhjen dhe dorëzimin e protokollit të mbledhjes së datës 29.12.2022, si dhe pjesëmarrjen e rregullt në mbledhjet e KE dhe kryerjen e detyrave të përcaktuara sipas Statutit të FSHR. Megjithatë, z. Edmond Budo vazhdon të mos jetë aktiv në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit, duke qëndruar plotësisht indiferent ndaj çdo procesi administrativ dhe organizativ të Federatës.

01.08.2023 - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të 19‑të “High Speed Telegraphy” – HSTWC, të organizuar nga International Amateur Radio Union (IARU), që do të zhvillohet më 9–13 shtator 2023 në Primorsko, Bullgari. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë disa nga sportistët radioamatorë që do të arrijnë rezultatet më të larta në Kampionatin Kombëtar “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, ndërsa detajet e hollësishme do t’u komunikohen sportistëve pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohen në Elbasan më 2–3 shtator 2023. Numri i pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror do të varet nga fondet në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

12.07.2023 - Duke u mbështetur në rregulloret e IARU – International Amateur Radio Union për Kampionatet e “High Speed Telegraphy”, Presidenti i FSHR‑së, z. Florian Gjonej, përpiloi dhe miratoi Rregulloren për Kampionatet HST në Shqipëri si dhe Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve, për zbatim në të gjitha aktivitetet e ardhshme të Federatës. Këto dokumente përcaktojnë standardet kombëtare të organizimit të garave HST, sigurinë e pjesëmarrësve dhe respektimin e normave ndërkombëtare të IARU‑së. Megjithatë, edhe në këtë fazë të rëndësishme të përgatitjes institucionale, Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së, z. Edmond Budo, vazhdon të mos jetë aktiv në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit, duke qëndruar plotësisht indiferent ndaj çdo procesi administrativ dhe organizativ të Federatës.

15.04.2023 - Komisioni i verifikimit, kontrollit dhe marrjes në dorëzim të dokumentacionit të FSHR‑së për vitet 2015–2022 i përbërë nga Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej, ish-Sekretari i Përgjithshëm z. Fatos Demeti dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo, shqyrtoi edhe dokumentet financiare të periudhës 15.04.2015–31.12.2022 dhe përpiloi procesverbalin nr. 2317 prot. Nga verifikimi rezultoi se ish‑Sekretari i Përgjithshëm, z. Fatos Demeti (ZA1F), jo vetëm që nuk ka kryer ndonjë mashtrim apo vjedhje sipas pretendimeve të personave DD dhe AK, ish‑nxënës të tij që nuk kanë kontribuar kurrë në veprimtarinë e FSHR‑së, por sipas dokumenteve të paraqitura, ai gjatë viteve 2015–2023, rezulton që për të mos penguar zhvillimin e aktiviteteve të Federatës për shkak të mungesës së fondeve, ka paguar për FSHR nga të ardhurat e tij personale (rroga dhe pensioni) shumën totale prej 241.790 lekësh - shumë e llogaritur nga tabelat e paraqitura, shumë të cilën Federata Shqiptare e Radioamatorizmit do t’ia kthejë ish‑Sekretarit të Përgjithshëm z. Demeti kur të ketë burimet e mjaftueshme financiare.

Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, i kërkoi rishtas Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, zbardhjen dhe dorëzimin e protokollit të mbledhjes së datës 29.12.2022 meqenëse afatat e përcaktuara sipas Statutit të FSHR, janë shkelur e tejkaluar. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Budo vazhdon të mos jetë aktiv në detyrat dhe funksionet që i takojnë sipas Statutit, duke qëndruar plotësisht indiferent ndaj çdo procesi administrativ dhe organizativ të Federatës.

20.02.2023 - Ish Sekretari i Përgjithshëm i FSHR‑së z. Fatos Demeti po punon akoma për mbledhjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të FSHR së grumbulluar në vite.

05.01.2023 - Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, filloi punën me ish‑Sekretarin e Përgjithshëm të FSHR‑së, z. Fatos Demeti, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm aktual, z. Edmond Budo, për mbledhjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të grumbulluar ndër vite. Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, i kërkoi rishtas Sekretarit të Përgjithshëm, z. Edmond Budo, zbardhjen dhe dorëzimin e protokollit të mbledhjes së datës 29.12.2022, brenda afateve të përcaktuara sipas Statutit të FSHR.

29.12.2022 - Me iniciativë të disa anëtarëve që kishin shprehur pakënaqësinë e tyre për moskorrektesinë e ish‑Sekretarit të Përgjithshëm të FSHR‑së, z. Fatos Demeti, në këtë pozicion që nga viti 2016, në kundërshtim të plotë me Statutin e FSHR dhe me të gjitha etikat administrative e koordinuese, u zhvillua mbledhja e Kryesisë Ekzekutive dhe votimi për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të Federatës, pas periudhës pothuajse dyvjeçare të ndarjes nga jeta të ish‑Presidentit të nderuar z. Hyqmet Shypheja, ku z. Demeti kishte vepruar me prokurë nga i ndjeri gjatë gjithë kësaj kohe.

Me votim shumice me gojë, u zgjodh Kryesia Ekzekutive me anëtarë të gjithë të pranishmit: znj. Anila Shati, z. Drini Dervishi, znjsh. Englantina Buzdra, znj. Elvira Shërali, z. Fatmir Elezi, z. Kujtim Çela, z. Jorgaq Gjoni dhe znj. Mimoza Balliu. Në këtë mbledhje u zgjodhën gjithashtu:

  • - Sekretar i Përgjithshëm: z. Edmond Budo

  • - Zv. President: z. Geogios Blekas

  • - President i FSHR: z. Florian Gjonej

Protokolli u mbajt nga z. Edmond Budo, i cili sipas Statutit të FSHR duhet ta zbardhë dhe dorëzojë brenda 5 ditësh, si dhe të njoftonte institucionet përkatëse së bashku me z. Fatos Demeti, të dy si ish‑Sekretar i Përgjithshëm dhe Sekretar i Përgjithshëm.

14-18.09.2022 - Ekipi Kombëtar i Shqipërisë, i përbërë nga tetë sportistë radioamatorë të FSHR-së dhe i financuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), mori pjesë në Kampionatin e 18-të Botëror të IARU HSTWC, zhvilluar në Sokobanja, Serbi, pavarësisht kushteve të vështira të pandemisë Covid-19. Ekipi u rendit në vendin e 5-të nga 13 vende pjesëmarrëse.

10-14.09.2021 - Ekipi Kombëtar i Shqipërise i përbëre me 7 sportistët radioamatorë të FSHR e i financuar nga KOKSH - Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, edhe pse në kohë të vështira të pandemisë Covid, mori pjesë në Kampionatin e 17-të Botëror të IARU HSTWC në Herzeg Novi, Mali i Zi ku zuri vendin e 6-të nga 21 vende pjesëmarrëse.

13-17.09.2019 - Për shkak të mungesës së fondeve, ekipi përfaqësues i FSHR-së nuk mori pjesë në Kampionatin Botëror të 16-të IARU HSTWC, zhvilluar në Albena, Bullgari.

01-05.05.2019 - Ekipi Kombëtar i Shqipërisë, i përbërë nga shtatë sportistë radioamatorë të FSHR-së dhe i financuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), mori pjesë në Kampionatin Ballkanik dhe atë Evropian, zhvilluar në Bukuresht, Rumani. U fituan tetë medalje bronzi dhe një medalje argjendi, duke u renditur në vendin e 3-të në Ballkan dhe në vendin e 5-të në Evropë.

01-12.10.2018 - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit përmes ndërmejtësimit të Radioklub Shkodra, aktivizoi radioamatorë të rinj, kryesisht nga klubi sporti radioamator RadioKlub Shkodra dhe Radio-Sport Elbasani, në veprimtarinë e organizuar nga RadioKlub Shkodra në bashkëpunim me RadioKlub Graz, Austri, gjatë Kampionatit “Marconi” në bandën 2 m. Për herë të parë u realizua aktivizimi i Shqipërisë në komunikimin EME (Earth-Moon-Earth) - Tokë-Hënë-Tokë, kryesisht me Evropën, por edhe me Azinë, Afrikën dhe Amerikën, duke pasuruar njohuritë mbi komunikimet telemetrike, digjitale dhe telegrafike përmes Hënës.

25-29.08.2018 - Për shkak të mungesës së fondeve, ekipi përfaqësues i FSHR-së nuk merr pjesë në Kampionatin Botëror të 15-të IARU HSTWC, në Astana, Kazakistan.

08-12.09.2017 -Për shkak të mungesës së fondeve, ekipi përfaqësues i FSHR-së, i përbërë vetëm nga tre sportistë radioamatorë të vetëfinancuar, mori pjesë në Kampionatin Botëror të 14-të IARU HSTWC, zhvilluar në Esztergom, Hungari, ku u rendit në vendin e 7-të nga 26 vende pjesëmarrëse.

21-25.09.2016 - Për shkak të mungesës së fondeve, ekipi përfaqësues i FSHR-së nuk merr pjesë në Kampionatin Botëror të 13-të IARU HSTWC, në Igalo, Mali i Zi.

09-13.09.2015 - Për shkak të mungesës së fondeve, ekipi përfaqësues i FSHR-së, i përbërë vetëm nga tre sportistë radioamatorë të vetëfinancuar, mori pjesë në Kampionatin Botëror të 12-të IARU HSTWC, zhvilluar në Ohër, Maqedoni, ku u rendit në vendin e 15-të nga 24 vende pjesëmarrëse.

15-17.05.2015 - Për shkak të mungesës së fondeve, ekipi përfaqësues i FSHR-së, i përbërë vetëm nga dy sportistë radioamatorë të vetëfinancuar, mori pjesë në Kampionatin Ballkanik të HST-së, zhvilluar në Zvilajnac, Serbi.

Prill 2015 - U krye riorganizimi i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit dhe u zhvilluan zgjedhjet për Presidentin, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Komitetin Ekzekutiv.

09.02.2005 - Pas periudhës së tranzicionit, themeluesit: Miftar Fana, Fatos Demeti, Hyqmet Shypheja, Mynir Bulku dhe Florian Gjonej e regjistruan Shoqatën "Federata Shqiptare e Radioamatorizmit"  OJF në Gjykatën e Rrethit Tiranë me vendimin nr. 1264, me dhe qëllim statutor ushtrimin e sportit të radioamatorizmit; bashkimin, koordinimin, organizimin dhe drejtimin e aktiviteteve sportive të sportistëve radioamatorë në Shqipëri; rritjen e aftësive cilësore të tyre në mbarë vendin përmes një stërvitjeje të organizuar dhe të planifikuar sipas standardeve ndërkombëtare në ushtrimin me tasto, marrjen direkte dhe përdorimin e aparaturave bashkëkohore; njohjen e kodit Q të komunikimit botëror; si dhe përgatitjen për punën në radiostacion, brenda vendit dhe në rrjetin ndërkombëtar. 

1952 - shënon themelimin e Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit.