Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

FEDERIMI I SPORTISTËVE RADIOAMATORË 

I nderuar kryetar/e i/e klubit sportiv radioamator, i/e nderuar sportist/e radioamator/e anëtar/e, i nderuar prind, duke marrë parasysh se në të kaluarën plotësimi dhe dërgimi i listave Excel të vëna në dispozicion për regjistrimin e anëtarëve sportistë radioamatorë për federim nuk ka funksionuar siç duhet, si dhe për të shmangur transmetimin e të dhënave personale të nevojshme për këtë proces personave të tretë, vihet në dispozicion forma e mëposhtme, përmes së cilës, ju duhet të kryeni regjistrimin e anëtarëve sportistë radioamatorë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt, brenda muajit janar të çdo viti kalendarik.

Kuotizacionet e anëtarësimit (federimit) duhet të paguhen nga vetë anëtari, prindi ose kryetari i klubit sportiv, brenda tremujorit të parë të vitit, në llogarinë bankare në lekë të FSHR. Detajet janë të publikuara në faqen https://webstaging.fshra.org/support dhe në fushën “Motivi i transfertës” duhet të shënohet: Federimi – Emri Mbiemri.

Për vitin 2026, kuotizacioni i anëtarësimit është përcaktuar në shumën simbolike prej 2000 lekësh. Të rinjtë nën moshën 18 vjeç lejohen të përjashtohen nga pagesa e kuotizacionit.

Ju lutemi plotësoni të dhënat e kërkuara me saktësi e pastaj shtypni butonin "Dërgo të dhënat e plotësuara më sipër" për t’i dërguar ato. Përsëriteni këtë proces për çdo federim anëtari si dhe anëtarësim të ri të një sportisti/e radioamator/e që kërkon federim!


    Të dhënat që dërgohen përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurrta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdokujt, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.