Regjistrimi për provimin PËR RADIOAMATOR
I nderuar sportist radioamator i ardhshëm, të nderuar prindër, urojmë kursantët për përfundimin me sukses të kursit të përgatitjes për provimin për “Patentën e Operatorit Radioamator”, kurs i pari i këtij lloji në Shqipëri, i ideuar, përpiluar dhe i zhvilluar nga Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, ZA5G, duke respektuar plotësisht të gjitha ligjet në fuqi si dhe kërkesat dhe normat bashkëkohore ndërkombëtare.
Tashmë mbetet vetëm regjistrimi për Provimin për Radioamator, i cili zhvillohet nga AKEP në javën e fundit të muajit tetor 2026, konkretisht më 27 dhe 28 tetor 2026 (dhe, në varësi të numrit të regjistrimeve, mund të shtohet edhe data 29 tetor 2026).
Regjistrimi duhet të kryhet patjetër brenda datës 15 shtator 2026, në njërën nga dy mënyrat e mëposhtme:
1. Regjistrimi direkt PËRMES faqeS WEB TË AKEP
- shkarkoni “Formularin e Regjistrimit për Provimin për Radioamator”.
- plotësoni formularin me shkronja TË MËDHA SHTYPI (KAPITALE), nënshkruajeni dhe skanojeni atë.
- skanoni (ose bëni foto cilësore) të kartës suaj të identitetit ose pasaportës.
- aplikoni ose dërgoni regjistrimin për provim duke ngarkuar formularin e plotësuar të nënshkruar dhe kartën tuaj të identitetit/pasaportës përmes email ose rubrikës "na kontaktoni" nga faqja zyrtare e AKEP.
2. Regjistrimi përmes FSHR
FSHR merr përsipër regjistrimin tuaj pasi të plotësoni dhe të dërgoni të dhënat e kërkuara më poshtë, sipas tabelës së paraqitur dhe duke shtypur në fund butonin:
“Ruaj dhe dërgo të dhënat e plotësuara”
Të dhënat që dërgohen përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurrta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdokujt, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.